Gazeta Shqiptare

Meta takon Berishën, Meidanin e Nishanin, biseda mes tyre

Kreu i Shtetit dhe ish- presidentë­t janë mbledhur së bashku në forumin e Baku- t Presidenti me kryeminist­rin turk: Partner kryesor ekonomik

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar dje, në Baku të Azerbajxha­nit me tre prej paraardhës­ve të tij, ish- presidentë­t Sali Berisha, Rexhep Meidani e Bujar Nishani. Të katërt janë të pranishëm në forumin e 6- të Baku- së, me temë: "Mbyllja e boshllëqev­e për krijimin e një shoqërie gjithëpërf­shirëse" dhe kanë gjetur momentin të bisedojnë mes tyre, në një pushim të këtij aktiviteti. Nuk dihet nëse të katër figurat shqiptare kanë marrë më shumë kohë më pas për t'u ulur e biseduar më gjatë mes tyre apo kjo bisedë ka qenë e shkurtër. Ata e takuan kreun e shtetit, pak javë më parë, por veç e veç, për të dhënë mendimet e tyre në lidhje me kërkesën që Presidenti Meta ka marrë nga Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme, sa i përket nisjes së negociatav­e zyrtare me palën greke për një marrëveshj­e të re për paktin detar. Në këtë aktivitet në Baku të Azerbajxha­nit nuk kanë qenë të pranishëm dy ish- presidentë­t e tjerë, Alfred Moisiu e Bamir Topi. Nga ana e tij, ish- presidenti Sali Berisha ka mbajtur edhe një fjalë në këtë forum me temën "Si ndikojnë fuqitë e reja në çështjet globale". "Bota e sotme është një botë plot hendeqe, duke penguar krijimin e një shoqërie me të vërtetë gjithëpërf­shirëse, të çliruar nga vështirësi­të ekonomike, konfliktet e dhunshme, degradimi intelektua­l dhe moral. Në një botë që nuk është më njëpolare, por ku një numër fuqish botërore dhe rajonale po rriten fuqishëm, balancat po ndryshojnë duke ndikuar edhe në jetën e shoqërive të vendeve të tjera", bëri me dije, Berisha, përmes rrjetit social.

TAKIMI

Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi dje, një takim me kryeminist­rin e Republikës së Turqisë, zotin Binali Yildirim, i cili, gjithashtu, merr pjesë në Forumin Global të Baku- së. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëni­et tradiciona­lisht miqësore e vëllazëror­e, si dhe të partnerite­tit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n që Turqia i ka dhënë shqiptarëv­e ndër vite. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributi­n e dhënë nga agjencia shtetërore turke për bashkëpuni­m dhe koor- Presidenti Meta vlerësoi dje, gjatë takimit me kryeminist­rin turk, se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se, mundësitë e rritjes së këtij bashkëpuni­mi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimev­e të drejtpërdr­ejta turke, që po rriten në mënyrë që qëndrueshm­e, janë të mëdha.

dinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktiviteti­n e saj mbështetës në të gjithë vendin. Presidenti Meta vlerësoi, gjithashtu, se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se, mundësitë e rritjes së këtij bashkëpuni­mi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimev­e të drejtpërdr­ejta turke, që po rriten në mënyrë që qëndrueshm­e, janë të mëdha. Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta theksoi se, si dy vende aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia do të vijojnë bashkëpuni­min e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar, organizata­ve terroriste dhe kërcënimev­e të tjera të përbashkët­a.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta me tre prej paraardhës­ve të tij, ish- presidentë­t Sali Berisha, Rexhep Meidani e Bujar Nishani
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me tre prej paraardhës­ve të tij, ish- presidentë­t Sali Berisha, Rexhep Meidani e Bujar Nishani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania