Gazeta Shqiptare

Vasili: Shqipëria pa një drejtim shtetëror, nuk ka takim me Ramën

-

Kreu

i Grupit Parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeminist­rin e vendit për situatën ekonomike, në të cilën ndodhet momentalis­ht vendi. Vasili tha që heqja e ndihmës ekonomike është jo një ndihmë jetike, por ndihmë biologjike për bukën e gojës. "Ky shtet i Edi Ramës, me gafa të rrënuara të skemës ekonomike është një sistem i shthurur. Paketa që qeveria ofroi apo ndihma ekonomike nuk ofron jo minimunin jetik, por as minimunin biologjik. Shqipëria e këtij kryeminist­ri nuk lufton dot as varfërinë. Të heqë koncesione­t, të ndihmojë për mbijetesën nga uria. Nga dje është fare qartë se shqiptarët janë pa një drejtim shtetëror. Ka vetëm një objektiv, të shpërdoroj­ë për palma të thara, dhe sheshe jo frytdhënës­e", u shpreh Vasili. I pyetur nga gazetarët lidhur me takimin që është aluduar në media për një takim mes Kryemadhit edhe Ramës, Vasili u shpreh se mes tyre nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë ndonjë takim. Nuk ka pasur asnjë takim të zonjës Kryemadhi me kryeminist­rin e vendit. Zonja Kryemadhi ka pasur dhe ka vendosur një standard, transparen­cën absolute në takimet politike. Për sa i takon pozicionim­it LSI janë të vendosur shumë qartë në opozitë. Salla e parlamenti­t tregoi këtë gjë, votimi tregoi të njëjtën gjë. Dje jo vetëm për LSI, por edhe për Bashën, pasi opozita dhe 2 liderët e saj treguan përpara shqiptarëv­e dy çështje të mëdha", tha Vasili. Ndërsa për mundësinë e bashkëpuni­mit politik me PD- në për zgjedhjet vendore, Vasili tha se ky është një diskutim i dorës së dytë duke theksuar se fokusi i opozitës është lufta ndaj qeverisë që sipas tij po varfëron shqiptarët. "Kur Shqipëria rrezikohet nga një kriminaliz­im kapilar dhe i skajshëm, në radhë të parë jemi të thirrur t'i japim përgjigje këtyre çështjeve të mëdha politike", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania