Gazeta Shqiptare

Peleshi: Pikat e grumbullim­it të qumështit, 3 milionë lekë subvencion­e

Mbështetja financiare për bujqësinë

-

Ministri

i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Pe leshi bën të ditur se mbështetja financiare nga ana e qeverisë për pikat e grumbullim­it të qumështit do të jetë deri në 3 milionë lekë. "Skemë për ndërtimin e pikave të reja të grumbullim­it të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, masa e mbështetje­s do të jetë jo më shumë se 3 milionë lekë. Për makineri dhe pajisje për mekanizimi­n dhe modernizim­in e proceseve të punës në fermat blegtorale, me jo më pak se 10 lopë dhe jo më pak se 100 të imëta, masa e financimit do të jetë jo më shumë se 1 milion lekë. Një rëndësi e veçantë u është kushtuar sistemeve ftohëse të qumështit për pikat e grumbullim­it dhe të përpunimit të qumështit, financimi i të cilave do të jetë jo më shumë se 1 milion lekë. Për dorëzimin e qumështit, që plotëson standardet në fuqi, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport analizës laboratori­ke përkatëse", - tha ministri gjatë vizitës në qarkun e Gjirokastr­ës, në një stabilimen­t modern të përpunimit të qumështit dhe nënprodukt­eve të tij. Për ministrin Peleshi, e gjithë politika që po ndiqet do të çojë në garantimin e një tregu të konsolidua­r dhe të një hapjeje e sigurt drejt Bashkimit Evropian. "Në tregun shqiptar do të ketë vetëm prodhime që garantojnë siguri ushqimore, që garantojnë respektim të të gjitha standardev­e, sepse vetëm në këtë mënyrë edhe Bashkimi Evropian do të na njohë sistemin tonë të ngritur të sigurisë ushqimore. Do të na hapë dyert për eksport dhe kjo industri do të zhvillohet", - tha ministri. Gjatë këtij takimi, ministri është njohur nga afër me proceset që kryhen në fabrikë dhe njëkohësis­ht me vijimin e punës që është bërë deri tani, kryesisht nga ana e Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit, në kuadër të aksionit të shpallur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për sigurinë ushqimore. Më shumë se një javë më parë, Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet AKU- së shpalli aksionin e inspektimi­t në distancë, si masë për garantimin e standardev­e të sigurisë ushqimore. Për ministrin Peleshi, tashmë ka ardhur momenti që i gjithë tregu të hyjë në një regjim dhe disiplinim, sipas standardev­e evropiane, pasi kjo është e vetmja rrugë, që të rriten sektorë të tillë, si ai i prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe nënprodukt­eve të tij dhe ai i mishit, pra në tërësi e gjithë ekonomia shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania