Gazeta Shqiptare

Rritje e dobët në tremujorin e katërt 2017

Raporti i INSTAT- it për shitjet e biznesit

-

Indeksi

i shitjeve të bi znesit u rrit në përmasa të moderura në tremujorin e katërt 2017, duke konfirmuar një tendencë ngadalësim­i të ekonomisë shqiptare gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistika­ve, në sektorin prodhues indeksi i shitjeve u rrit me vetëm 1.5%, duke ngadalësua­r më tej nga rritja 2.2% e tremujorit të mëparshëm. Pasi u mbështet nga rritja e përgjithsh­me e shpenzimev­e gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, që përkoi me zgjedhjet, gjysma e dytë e vitit ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm. Sipas të njëjtave të dhëna, mësohet se një ndikim domethënës ka pasur ecuria e dobët e industrisë nxjerrëse, ku shitjet ranë me 7.7% krahasuar me një vit më parë. Kjo sinjalizon një ecuri të dobët të shitjeve në sektorin minerar dhe sidomos të naftës bruto. Ndërkohë, industria përpunuese raportoi një rritje të shitjeve me 5.2%. Në ndarjen sipas grupimeve industrial­e, bie në sy një rënie e ndjeshme e shitjeve të mallrave të konsumit, ndërsa rezultat pozitiv kanë pasur shitjet për mallrat kapitale, të klasifikua­ra si investime dhe për energjinë. Sektori që vazhdon të ketë ritmet më të larta të rritjes është ndërtimi, por megjithatë, edhe në këtë sek- tor ritmet e rritjes janë në ngadalësim të dukshëm. Në tremujorin e katërt, shitjet në këtë sektor u zgjeruan me 7.5%, por edhe këtu rritja është larg niveleve dyshifrore në tremujorët e mëparshëm. Një tendencë dobësimi shfaqën edhe shumica e degëve kryesore të shërbimeve, duke filluar nga tregtia, ku shitjet me bazë vjetore u rritën vetëm me 1%. Rritjen më të lartë edhe në tremujorin e fundit e regjistrua­n aktivitete­t e shërbimeve të lidhura me turizmin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania