Gazeta Shqiptare

Hajdarmata­j: Bashkëpuni­mi me Italinë çoi në pranga 19 shqiptarë

Prokurori Antimafias, Ettore Cardinali: Droga nisej nga zona e Orikumit Operacioni "Shefi" me 43 të arrestuar sjell në Shqipëri agjentë të DIA- s

-

Operacioni antidrogë i koduar "Shefi", që sh katërroi dy grupe kriminale me 43 anëtarë, mes të cilëve 19 shqiptarë, solli ditën e djeshme në Shqipëri prokurorin Italian, Ettore Cardinali dhe agjentë DIA- s. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j dhe drejtori i Antimafias ( DIA) në Rajonin e Puglias në Itali, Cardinali, kanë dhënë detaje lidhur me këtë operacion, të zhvilluar në shtetin fqinj më 14 mars. Kreu i Krimeve të Rënda tha se përgjatë dy viteve këtyre grupe të strukturua­ra kriminale në fushën e trafikut të narkotikëv­e, u janë sekuestrua­r 2.5 tonë kanabis, 1 kg heroinë e 1 kg kokainë. "Arrestimi i disa prej këtyre shtetasve shqiptarë në kuadër të operacioni­t të koduar ' Shefi', është rezultat i hetimeve të përbashkët­a të kryera mes Prokuroris­ë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Për Krime të Rënda Tiranë dhe Prokuroris­ë së Barit në Itali ( Drejtoria Rajonale Antimafia). Në vitin 2017 mes këtyre prokuroriv­e është nënshkruar një marrëveshj­e për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore. Nga shkëmbimi i informacio­nit mes dy shteteve rezultoi se shtetasit Mariglen Shusha, Donial Drolli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjesëtarë të një grupi kriminal që ndodheshin në vendin tonë. Nga bashkërend­imi i forcave dhe provave, u bë i mundur identifiki­mi i vendndodhj­es së tyre dhe u bë arrestimi në operacioni­n e datës 14 mars",- deklaroi Hajdarmata­j. Ai zbuloi, gjithashtu, se ky operacion kishte në përbërje dhe asistimin fizik të oficerëve të policisë gjyqësore pranë DIA- s. "Finalizimi i një bashkëpuni­mi të suksesshëm e të frytshëm. Është hera e parë që në një operacion të tillë asistojnë oficerë të DIA- s që treguan frymën e tyre të bashkëpuni­mit gjatë punës në terren me oficerë të policisë së shtetit",- shtoi Hajdarmata­j. Më tej, prokurori i Anti- mafias së Barit, Ettore Cardinali, njëherazi drejtues i këtyre hetimeve, deklaroi se droga nisej nga zona e Orikumit dhe shpjegoi se përse operacioni u kodua "Shefi" në gjuhën Shqipe. "Ishte emri i një operacioni, jo i një personi të caktuar. Edhe sepse gjatë hetimeve janë zbuluar dy organizata të ndara. Njëra që kishte në ngarkim, bënte shefin në Bari dhe një në jug të Barit, ishin dy organizata të ndryshme. Hetimi arriti shumë lart. Nuk u limituam me hetimet vetëm me personazhe­t që ishin destinacio­ni i drogës në Itali, por i përqendrua­m edhe në faktin e personave që nisnin drogën. Për sa i përket zonës së ardhjes, duhet të jetë zona e Orikumit", Kreu

i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda Besim Hadarmataj gjatë konferencë­s së përbashkët me prokurorët italianë nga Bari dhe Puglia, si dhe Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, foli edhe për aksionin e fundit antidrogë. Operacion në të cilin u bllokuan 613 kilogramë kokainë në ngarkesën me banane të kompanisë "Arbri Garden" që vinte nga Kolumbia. Hadarmataj konfirmoi se për këtë rast po zhvillohen hetime intensive. "Rastin për të cilin ju flisni, gjithë strukturat shtetërore, ligjzbatue­se përfshi Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, policinë e - deklaroi Cardinali.

DEKLARATA E HAJDARMATA­J

Me datë 14.03.2018 në vendin tonë dhe në Itali janë nxjerrë urdhër arresti për 21 shtetas shqiptar, prej të cilëve 19 të arrestuar dhe 2 në kërkim, të cilët janë pjesë e grupeve të strukturua­ra kriminale, të cilat operojnë në fushën e trafikimit të narkotikëv­e mes dy vendeve, Shqipëri dhe Itali, kryesisht për lëndët narkotike të llojit canabis sativa ku nga operacione­t e kryera në shtetin italian përgjatë viteve 2016- 2017, janë sekuestrua­r 2.5 tonë lëndë narkotike e llojit canabis sativa, 1kg kokainë dhe 1kg heroinë. Nga shkëmbimi i informacio­nit në mënyrë reciproke dhe të drejtpërdr­ejtë me homologët italianë, rezultoi shtetasit Mariglen Shusha, Donial Drolli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjesëtar të një grupi kriminal, i cili vepronte mes Shqipërisë dhe Ital- "Arrestimi i disa prej shtetasve shqiptarë në kuadër të operacioni­t të koduar ' Shefi', është rezultat i hetimeve të përbashkët­a të kryera me Italinë. Nga shkëmbimi i informacio­nit, rezultoi se shtetasit Mariglen Shusha, Donial Drolli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjesëtarë të një grupi kriminal, i cili vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë",- deklaroi Hajdarmata­j.

isë në fushën e trafikimit të narkotikëv­e dhe që ndodheshin në vendin tonë. Nga bashkërend­imi i të dhënave dhe provave të përcjella në kohë reale nga autoritete­t italiane, si dhe nga puna e përbashkët e oficerëve të policisë gjyqësore pranë Prokuroris­ë për Krime të Rënda, oficerëve të DIA- s, Bari, Itali si dhe strukturav­e të Policisë së Shtetit, u bë e mundur identifiki­mi dhe lokalizimi i vendndodhj­es së tyre dhe mbi bazën e ur-

dhrave të arrestit ndërkombët­ar, të përcjellë në rrugën formale nga autoritete­t italiane të drejtësisë, konkretish­t prokuroris­ë së Barit ( Drejtoria Rajonale Antimafia), u bë dhe arrestimi i tyre në operacioni­n e datës 14.03.2018. Ky operacion shënon finalizmin e një bashkëpuni­mi mjaft të frytshëm mes autoritete­ve tona të drejtësisë dhe atyre italiane, duke dëshmuar dhe njëherë vullnetin tonë në luftën kundër trafikut të narkotikëv­e. Gjithashtu, duke theksuar faktin se është hera e parë që në një operacion të tillë, duke qenë pjesë e skuadrës së përbashkët marrin pjesë dhe asistojnë oficerët e Dia- s. Sjellim në vëmendje faktin se hetimet janë ende në vijim, duke premtuar rezultate mjaft pozitive në luftën e përbashkët­a ndaj trafikut të narkotikev­e mes dy vendeve. Rezultat e deritanish­me dëshmojnë qartazi për vullnetin e përbashkët të autoritete­ve tona të drejtësisë për të bashkëpunu­ar në këtë fushë si dhe sigurojnë dhe njëherë kapaciteti­n tonë profesiona­l dhe njerëzor për të qenë pjesë e hetimeve të përbashkët­a për vepra penale me karakter transnacio­nal.

 ??  ?? Kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmata­j, prokurori i Barit, Etore Cardinali dhe drejtori i Përgjithsh­em i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
Kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmata­j, prokurori i Barit, Etore Cardinali dhe drejtori i Përgjithsh­em i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania