Gazeta Shqiptare

Helmoi vjehrrën me fotoksinë, krimet e rënda lënë në burg 21- vjeçaren

Lihen pas hekurave bashkëshor­ti i viktimës, kushëriri i tij dhe hoxha Hoxha: Nuk e denoncova Marjanën për shkak të besimit fetar

- Ina Allkanjari

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ditën e djeshme masën e sigurisë ' arrest me burg' për 21- vjeçaren Marjana Cmeta, e cila akuzohet se helmoi vjehrrën e saj me fostoksinë, një vit më parë. Në burg do të qëndrojnë edhe bashkëshor­ti i viktimës, Lirije Lami, Agim Lami, kushëriri i tij, Arben Saliu, si dhe hoxha Hysen Shehu, të cilët akuzohen për moskallëzi­m të krimit. Gjatë seancës gjyqësore 21- vjeçarja, nuk dha asgjë shpjegim lidhur me krimin që ndodhi në shtëpinë e saj në zonën e ish- frutikultu­rës në Kamzë. Ndërkohë Hoxha Hysen Shehu, që ka regjistrua­r edhe rrëfimin e 21vjeçares Marjana Cmeta për helmimin e vjehrrës, ka thënë në gjykatë se vendosi ta regjistron­te për të hequr të gjitha keqkuptime­t. "Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t'i bëja rukje ( Shërim me kuran kundër syrit të keq dhe magjisë). Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj",- ka deklaruar hoxha Hysen Shehu. Ngjarja u zbulua vetëm pasi në duart e prokuroris­ë ra një regjistrim filmik, i realizuar nga hoxha Hysen Shehu, në zyrën private të këtij të fundit, ku shfaqej Marjana Cmeta duke rrëfyer me detaje mënyrën sesi e kishte kryer krimin makabër. Hoxha shpjegoi para gjykatësit se për shkak të besimit fetar, nuk mund të denonconte rrëfimin që bëri besimtarja para tij. Ai tha se Marjana Cmetën e regjistroi me kamera, pasi feja nuk ia lejon të qëndrojë vetëm për vetëm me një femër dhe në rastin konkret nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi 21- vjeçar- ja nuk pranonte të shoqërohej nga e ëma apo ndonjë person tjetër. Hoxha këmbënguli se nuk e fshehu krimin, pasi për të vuri në dijeni familjarët e të ndjerës, ku i biri, Oltioni informoi prokurorin­ë. Pavarësish­t kësaj, ai nuk e bindi gjykatësin Ardit Mustafaj ta lërë të lirë.

HETIMI

Ka qenë dëshmia e Olti Lamit, djalit të viktimës Lirije Lami, para prokurorëv­e, ajo çka ndihmoi hetimet për zbardhjen e krimit. Olti ka rrëfyer se kishte marrë vesh ekzistencë­n e një videoje, të filmuar nga hoxha Hysen Shehu. Pas dëshmisë së dhënë, u bë i mundur përgjimi i telefonata­ve të djalit të Lirijes me hoxhën. Pas përgjimit të bisedave telefonike, u sigurua një vendim gjykate dhe oficerët bënë të mundur sekuestrim­in e videos në zyrën e Hysen Shehut, e cila është një ndër provat që rëndon mbi 21- vjeçare Marjana Cmeta, të dyshuar si autore të vrasjes së vjehrrës 48vjeçares. Mësohet se pas sigurimit të provave, prokurori Besnik Muçi, kërkoi nga gjykata të miratohen urdhërarre­stet për 21- vjeçare Marjana Cmeta, e cila akuzohet për veprën penale "vrasje për shkak të rrethanave familjare". Dëshmia e hoxhës "Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t'i bëja rukje ( Shërim me kuran kundër syrit të keq dhe magjisë). Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj",- ka deklaruar hoxha Hysen Shehu.

Hoxha Hysen Shehu ka lajmëruar për ngjarjen e ndodhur bashkëshor­tin e viktimës Agim Lamin. Gjithashtu, në dijeni ka qenë dhe kushëriri i Lamit, Arben Saliu. Nën akuzë për "moskallëzi­m krimi", janë vënë në pranga edhe vjehrri i 21- vjeçares, kushëriri dhe hoxha.

 ??  ?? 21- vjeçarja Marjana Cmeta
21- vjeçarja Marjana Cmeta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania