Gazeta Shqiptare

Bursa në Itali për studentët e Universite­tit të Tiranës

Ja kush mund të aplikojë. Dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni brenda 30 prillit Njihuni me 20 degët ku mund të kandidoni

-

Studentët e Univer sitetit të Tiranës, tash më kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 30 prill të këtij viti në Bolonja të Italisë. Në faqen zyrtare të UT- së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e parë të vitit akademik 2018- 2019 e do të zgjasin 6 muaj, si për nivelin bachelor ashtu edhe për masterin. Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë për degë studimi si: Histori dhe Arkeologji; Filozofi dhe Etikë; Gjuhë e Huaj; Ekonomiks; Shkenca Politike; Psikologji; Sociologji; Gazetari; Kontabilit­et; Financë- Bankë; Marketing; Administri­m Biznes; Punë Sociale; Drejtësi; Biologji; Biokimi; Kimi; Fizikë; Matematikë; si dhe Statistikë. Këto bursa studimi mbulojnë kompensimi­n prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, kjo në varësi të distancës midis universite­tit pritës dhe atij të origjinës. "Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universite­tin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ ose tarifat e regjistrim­it në universite­tin e tyre të origjinës.", - theksohet në njoftimin e Universite­tit të Tiranës.

APLIKIMI NË BACHELOR

Studentët e nivelit Bachelor që janë të interesuar të fitojnë bursën 6 mujore në Universite­tin e Bolonjës, duhet të paraqesin dokumentac­ionin përkatës gjatë aplikimit. Respektivi­sht, ata duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze apo italiane; një kopje e pasaportës; vërtetim studenti si dhe një Këto bursa studimi mbulojnë kompensimi­n prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, kjo në varësi të distancës midis universite­tit pritës dhe atij të origjinës. Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universite­tin pritës.

listë notash. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe një letër motivimi në gjuhën angleze apo italiane në varësi të programit të studimit; certifikat­ën e gjuhës së huaj ( Anglisht B1/ Italisht B2 në varësi të programit të studimit); si dhe të ashtuquajt­urën "Learning Agreement". "Learning Agreement është një kontratë midis universite­tit të

origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universite­tin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë '' Mobility Plan''. Në tabelën A përcaktohe­n lëndët dhe kreditet që do të merrni në universite­tin pritës, në tabelën B përcaktohe­t se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universite­tin e Ti- Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit bachelor: - CV ( në gjuhën angleze/ italiane); - Kopje e pasaportës; - Vërtetim studenti ( e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit);; Listë notash ( e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit); Letër motivimi në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit; Certifikat­ë e gjuhës së huaj ( Anglisht B1/ Italisht B2 në varësi të programit të studimit); - Learning Agreement; Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit master: - CV ( në gjuhën angleze/ italiane); - Kopje e pasaportës; - Vërtetim studenti ( e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit); - Diplomë e nivelit bachelor; - Listë notash e nivelit bachelor ( e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit); Listë notash e nivelit master ( e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit); Letër motivimi në gjuhën angleze/ italiane në varësi të programit të studimit; Certifikat­ë e gjuhës së huaj ( Anglisht B1/ Italisht B2 në varësi të programit të studimit ); * Learning Agreement; - - - - - - -

ranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit",- citohet në njoftim. Studentët duhet të kenë kujdes që gjatë aplikimit në Bolonjë, të përzgjedhi­n lëndë të njëjta me ato që do të kryenin në semestrin e parë në fakultetin e Universite­tit të Tiranës, në mënyrë që lëndët

dhe kreditet të njihen kur të kthehen. Nëse lëndët e përzgjedhu­ra ndryshojnë nga ato që studentët do të zhvillonin në UT gjatë semestrit të parë, atëherë kur të kthehen sërish, studentët duhet të frekuentoj­në që nuk përshtaten në Universite­tin e Tiranës.

Ndërkohë, të gjithë studentët që vazhdojnë studimet master e dëshirojnë që semestrin e parë të vitit akademik 2018- 2019 ta kryejnë në universite­tin e Bolonjës në Itali, duhet të paraqesin dokumentac­ionin brenda afateve të përcaktuar­a. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze apo italiane; një kopje të pasaportës; vërtetim studenti; diplomën e nivelit bachelor ku duhet t'i bashkangji­tet lista e notave. Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe një listë notash të nivelit master të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze apo italiane në varësi të programit të studimit si dhe një letër motivimi e një certifikat­ë të gjuhës së huaj. Ashtu si në nivelin bachelor, studentët duhet të paraqesin kontratën "Learning Agreement". Të interesuar­it duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin e mësipërm, dorazi në Rektoratin e Universite­tit të Tiranës, pranë Drejtorisë së Komunikimi­t, Sektori i Marrëdhëni­eve me Jashtë si dhe t'i dërgojnë të skanuara po të njëjtin dokumentac­ion në emailin iro @ unitir. edu. al.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania