Gazeta Shqiptare

Truallit në qendër i del pronari, çadra do zhvendoset te liqeni

Cirkut i hiqet statusi kombëtar? Artistët: Do hyjmë në grevë urie Një VKM e bën Cirkun Kombëtar, Cirk të Tiranës, artistët kundër

-

fjalë e heq Cirkun Kombëtar nga qendra për ta dërguar pas stadiumit, por prej asaj dite nuk ka marrë ende përgjigje.

Ndërkaq, përmbarues­it dhe artistët e Cirkut Kombëtar në Tiranë janë përplasur disa herë. Artistët nuk kanë lejuar zbatimin e urdhrit ekzekutiv, sipas të cilit 409 metra katrorë nga hapësira ku është vendosur çadra e cirkut i kalojnë me vendim gjykate një subjekti privat. Nga ana tjetër, përmbarues­it pretendojn­ë se prej 2 vitesh po bllokohen në ekzekutimi­n e urdhrit të Gjykatës së Tiranës, që daton në dhjetor të 2014- ës. Ministria e Kulturës pati premtuar zgjidhjen përfundimt­are të problemeve të cirkut, që kur në krye të saj erdhi Mirela Kumbaro.

Pas kaq vitesh shtyrje, duke qenë krejtësish­t jashtë vëmendjes së Ministrisë së Kulturës në 5 vitet e fundit, e vetmja zgjidhje e gjetur nga ministria për Cirkun, duket se është heqja dorë prej tij. Për sa më lart, dje artistët u mblodhën për ta kundërshtu­ar hapur. "Nga Cirk Kombëtar ( VKM) e quan Cirk të Ti- ranës, në një kohë kur Cirku Kombëtar e ka marrë këtë status nga dispozita ligjore datë 18.11.2010 dhe është miratuar nga 3 të katërtat e Parlamenti­t. Dhe nuk ndodh kurrë që një akt nënligjor, siç është VKM të prevalojë mbi dispozitat ligjore", tha përfaqësue­si i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, Rudi Sata. Artistët thanë se, edhe pse kanë kërkuar sqarim nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Pas Satës, kryetari i Sindikatës të Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi, paralajmër­oi përshkallë­zim të protestës. "Si mund ta citojë Këshilli i Ministrave ' Cirkun e Tiranës' pa marrë një vendim Parlamenti, për heqjen e këtij statusit kombëtar? Jemi të vendosur të protestojm­ë e të reagojmë deri në fund, që nga bojkotimi i shfaqjeve e deri në javën që vjen e deri në grevat e urisë. Artistët e Cirkut janë të vendosur që statusin kombëtar nuk e lëshojnë. Ne në ministri na kanë thënë se nuk kanë fonde të na mirëmbajnë". Megjithëse kërkesën e gazetarëve për një reagim mbi kërkesat e artistëve të Cirkut Kombëtar, Ministria e Kulturës, as ditën e djeshme nuk është shprehur.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Konferenca e djeshme e Cirkut
Në foto: Konferenca e djeshme e Cirkut
 ??  ?? Në foto: Shfaqje nga Cirku
Në foto: Shfaqje nga Cirku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania