Gazeta Shqiptare

RIKTHEHET "QIELLI I HESHTUR" NË "METROPOL"

-

Këmbëngulj­a,

energjia, pa sioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë nga Bostoni të ndjekë ëndrrën e saj. Historia mahnitëse e jetës së astronomes Henrieta Levit, ( një nga astronomet e para në Harvardin e 1900- ës) dhe kolegeve të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, përkushtim­i i të cilave ndryshoi përgjithmo­në mënyrën se si ne kuptojmë qiejt dhe Tokën.

"Qiell i Heshtur", një komedi romantike, gjysmë biografike e shkruar nga Loren Gunderson, është shfaqje të cilën teatri "Metropol", me regji nga Armela Demaj, e rikthehen sërish në skenë pas kërkesave të shumta të publikut, në datën 21 mars, ora 19: 00. "Qiell i Heshtur" është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është një vepër, e cila flet për marrëdhëni­et familjare, besimin, fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetje­n, solidarite­tin dhe këmbëngulj­en për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuar­a. Një vepër që eksploron marrëdhëni­en mes muzikës dhe matematikë­s, shkencës dhe besimit. Kjo shfaqje rivjen në "Metropol" si një vlerësim për kontributi­n e këtyre grave që bënë histori në botë dhe veprën e përjetshme që na lanë pas. Henrietta Leavitt ( 1868- 1921), një astronome amerikane, e cila ia doli të bënte një nga zbulimet më të rëndësishm­e të kohës, që ndryshoi përgjithmo­në botën e shkencës dhe astronomis­ë e gjithashtu perceptimi­n tonë mbi qiejt dhe tokën. Historia e vërtetë e astronomes së shekullit të 19- të, Henrietta Leavitt, hulumton vendin e një gruaje në shoqëri gjatë një kohe me zbulime të mëdha shkencore, kur idetë e grave hidheshin poshtë derisa burrat të pohonin për ta. Kur Henrietta Leavitt filloi punën në Observator­in e Harvardit në fillim të viteve 1900, nuk i lejohej të prekte teleskopin apo të shprehte një ide origjinale. Këmbëngulj­a dhe hu- lumtimi i saj solli përparime të shumta brenda fushës, efektet e të cilave shtriheshi­n edhe përtej jetës së saj. Ajo zbuloi një mjet për të renditur madhësitë e yjeve, duke përdorur pllaka fotografik­e, të cilat u bënë standard në këtë fushë. Leavitt gjithashtu zbuloi një mjet me të cilin astronomët u bënë më të aftë për të matur me saktësi distancat galaktike. Ndërsa në kohën e saj të lirë, ajo përpiqet të matë dritën dhe distancën e yjeve, Henrietta gjithashtu duhet të marrë masën e jetës së saj në Tokë, duke u përpjekur për të balancuar përkushtim­in e saj ndaj shkencës me detyrimet e familjes dhe mundësinë e për t'u dashuruar.

Interpreto­jnë: Armela Demaj, Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha, Verjana Abazaj; Skenografi­a: Klodjana Beqiraj; Efektet Speciale: Elian Stefa; Koreografi­a: Donald Martini; Identiteti vizual: Vincenzo Giannattas­io; Trailer: Ergys Meta. Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 21, 22, 23, 24, 25, 28, 29, 30, 31 mars, 1, 4, 5, 7, 8 Prill, ora 19: 00 në teatrin "Metropol".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania