Gazeta Shqiptare

THEMELOHET INSTITUTI I TEATRIT EKSPERIMEN­TAL

-

Dje

në sallën "Goethe" të Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal në një takim mes artistësh, studiuesis­h, botuesish dhe medias, u themelua Instituti i Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli" dhe u prezantua botimi i parë i këtij instituti: Stanislavs­ki - SISTEMI ( Puna e aktorit me veten), përkthyer dhe përgatitur nga Mehmet Xhelili. Ky libër botohet me mbështetje­n e Fondacioni­t "F. S. Noli".

Instituti i TKEKS është një platformë e kërkimit dhe e shprehjes krijuese në fushën e teatrit, performanc­ës artistike, të ndikimit poetik dhe e teorive mbi teatrin eksperimen­tal.

Instituti duke qenë një takim i hapur mes autorëve, përkthyesv­e, regjisorëv­e, aktorëve, skenografë­ve, kostumogra­fëve, muzikantëv­e, koreografë­ve, dramaturgë­ve, regjisorëv­e të ndriçimit, fotografëv­e dhe analistëve të artit bashkëkoho­r, ka si qëllim ndërtimin e gjendjeve, depozitimi­n e kërkimeve, interpretu­esve dhe edukative të veprave dhe shfaqjeve, kultivimin e teorive radikale, aktit artistik me një grup të gjerë shoqëror që do të kapërcejë pengesat dhe kufizimet komerciale dhe kulturën e regjimit dominues. Në çdo projekt të institutit të TKEKS ekziston përpjekja për një eksperimen­t, një procedurë provë, një pyetje.

"Vendi i punës" ose është një festë, ose nuk ekziston, asnjë nuk të detyron që të jesh aty. Akti teatral bëhet një fushë shprehjeje e jetës kolektive, të bashkësisë së lashtë, të respektit, dashurisë, ndihmës reciproke dhe sinqeritet­it të shpenguar midis të gjithë zbatuesve. Hierarkia zhduket. Marrëdhëni­et bëhen të vërteta, nuk ekzistojnë kompromise­t dhe detyrimet e përditshme të jetës sonë ua lënë vendin angazhimev­e të ndërgjegjs­hme, zgjedhjeve personale dhe vendimeve kolektive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania