Gazeta Shqiptare

Kristian Panuçi dhe lista e tij e çudirave

Grumbulloh­et për herë të parë Kristal Abazaj, Enis Gavazaj, Bujar Lika dhe Herdi Prenga Thërret Andi Lilën, por lë jashtë Agollin & Co!

-

në resort ' Tropikal' në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publik edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit për të gjithë javën e grumbullim­it".

ABAZAJ

Futbollist­i i Luftëtarit, Kristal Abazaj, mori një ftesë nga trajneri i Kombëtares për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë. Forma e shkëlqyer e 21- vjeçarit në Kategorinë Superiore e ka bindur teknikun italian që t'i japë shansin Aba- zajt për të veshur fanellën e Kombëtares A. Mesa duket, goli i shënuar ndaj Kukësit ka qenë vendimtar dhe ka vendosur vulën për afrimin e Abazajt. Ditën e sotme, klubi i Luftëtarit ka bërë publike e ftesën të mbërritur në klubin gjirokastr­it në lidhje me përzgjedhj­en e Abazajt për të qenë pjesë e Kombëtares dhe ai të lihet i lirë nga data 19 deri 27 mars.

LIKA

Mesfushori 25- vjeçar, Bujar Lika është surpriza më e madhe e trajnerit Kristian Panuçi, në listën e grumbullua­r për sfidën miqësore ndaj Norvegjisë, që do të luhet në datën 26 mars në stadiumin "Elbasan Arena". Po kush është Bujar Lika? Ai ka lindur në Zvicër dhe është pjesë e klubit zviceran Grasshoper­s, që prej 8 janarit të vitit 2018. Lika është 1.77 metra i gjatë dhe ai mund të luajë në dy role, si mesfushor qendre dhe mesfushor i krahut të djathtë. Përpara transferim­it të Grasshoper­s, shqiptari ka qenë pjesë e Shafhausen, Uohlen dhe Luzern U- 21. Në 5 ndeshje në Superligën zvicerane, ai ka shënuar 1 gol, atë nda Luzernit, në 11 shkurt të këtij viti. Lika shihet si një futbollist tepër premtues në repartin e mesfushës, ndaj edhe trajneri i Kombëtares shqiptare ka menduar t'i japë një shans për ta pasur pjesë të skuadrës.

PRENGA

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka ftuar disa emra të rinj në Kombëtare për miqësoren ndaj Norvegjisë. Njëri ndër ta është edhe mbrojtësi Herdi Prenga, i cili luan në Kroaci me ekipin e Inter Zapresiç. Mbrojtësi është një lojtar i rritur në akademinë e Dinamos së Zagrebit dhe ka luajtur me ekipet e moshave të Kroacisë deri te Shpresat e tyre, por si përfundim ai zgjodhi të përfaqëson­te Shqipërinë. 23vjeçari ka luajtur 8 ndeshje me Shpresat e Shqipërisë dhe ka shënuar një gol vendimtar, atë të fitores 2- 1 ndaj Hungarisë U- 21. Prenga është gati të bëjë hapin e madh në Kombëtaren A të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania