Gazeta Shqiptare

Lobimi rus, Balla: Basha të merret i pandehur, të marrë përgjegjës­itë

-

Kryetari

i Grupit Parlamenta­r të PS- së, njëherësh edhe Sekretar i Përgjithsh­ëm, Taulant Balla deklaroi dje, se Lulzim Basha duhet të merret i pandehur nga prokuroria. Duke folur sërish për financimet ruse, Balla tha se "Basha nuk arrin dot t'i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta: Së pari, si shpjegohet që Lulzim Basha thotë se i ka paguar lobuesit të tij në Washington vetëm 25 mijë dollarë, ndërsa kompania lobuese Muzin, që ka firmosur kontratë me Lulzim Bashën, deklaron se ka marrë plot 525 mijë dollarë nga Partia Demokratik­e?! Nga kanë dalë gjysmë milion dollarët shtesë? Ku i ka gjetur Lulzim Basha gjysmë milion dollarët ekstra? Përse nuk i deklaroi në KQZ si shpenzime të fushatës zgjedhore, siç parashikon ligji shqiptar?" Balla renditi një sërë pyetjesh për kreun e PD- së për të ditur dhe shpjeguar shqiptarëv­e se cili është burimi i këtyre parave apo cila është lidhja e vërtetë mes Lulzim Bashës dhe biznesmenë­ve rusë që kanë në pronësi firmën Biniatta, e që kanë paguar plot 150 mijë dollarë të tjera kompanisë lobuese Muzin?! "Sa kohë në kontratën e deklaruar nga vetë lobisti në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë është firma dhe numri i pasaportës së Lulzim Bashës, i takon prokuroris­ë ta thërrasë një orë e më parë Lulzim Bashën për të dhënë shpjegimet e nevojshme si personi kryesor i dyshuar për një sërë veprash penale, e për ta zbardhur një orë e më parë këtë skandal tepër të rëndë. Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e duhet të marrin të gjithë përgjegjës­inë për financimin e paligjshëm në kohën e "çadrës së Republikës së Re", tha Balla. Sipas tij, burimet e errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë, janë një arsye e pashmangsh­me që Lulzim Basha të ndiqet penalisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania