Gazeta Shqiptare

Pronarët, procedurat e reja për kërkesat dhe ankesat në ATP

Aplikimi për ankesë dhe trajtim i dosjes me specialist­in përkatës kryhet në e- albania Dokumentet dhe kostot për statusin dhe shqyrtimin e dosjes

-

Ish- pronarët që janë të pritje të vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronës për njohjen dhe kompensimi­n e pronës mund të marrin informacio­n përmes portalit qeveritar ealbania. Së fundi në këtë portal janë shtuar shërbimet për kërkesë për statusin dhe problemati­kat e shqyrtimit të dosjes, kërkesë për ndryshimin e specialist­it që shqyrton dosjen dhe procedurat për shqyrtimin e dosjes. Kërkesa për këtë të fundit plotësohet përmes një formulari që është publikuar në portalin e- albania. Shërbimi elektronik "Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialist­in përkatës pranë ATP" u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për takime ose ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga Agjencia e Trajtimit të Pronave ( ATP). Pas dërgimit të aplikimit, specialist­i i Zyrës së Marrëdhëni­eve me Publikun pranë ATP, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentac­ionit shoqërues, nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialist­i përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e- mail si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin "Dokumentet e mia" në e- albania. Nëse përgjigja është kërkuar edhe në formatin letër, atëherë ai njoftohet se duhet të paraqitet pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për ta tërhequr atë. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e- mail.

DOSJET ME PROBLEME

Shërbim elektronik "Kërkesë për statusin dhe problemati­kat e shqyrtimit të dosjes" u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për të marrë informacio­n në lidhje me ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të ndjekura nga Agjencia e Trajtimit të Pronave( ATP). Pas dërgimit të aplikimit, specialist­i i zyrës Juridike, pranë ATP- së, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentac­ionit shoqërues nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialist­i përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me email , si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin "Dokumentet e mia" në portalin ealbania. Nëse përgjigjja është kërkuar edhe në formatin letër, atëherë ai njoftohet se duhet të paraqitet pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për ta tërhequr atë. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e- mail.

 ??  ?? Formulari për kërkesat e pronarëve
Formulari për kërkesat e pronarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania