Gazeta Shqiptare

Masakroi kushëririn me sëpatë në kokë, arrestohet 40- vjeçari

Banorët: Sherri për pronat, autori fillimisht e qëlloi me pistoletë Babai i viktimës: Im bir ishte me djalin e tij 7 vjeç kur u vra

-

Një 37- vjeçar nga Vlo ra është masakruar me sëpatë nga kushëriri pas një konflikti për motive pronësie. Trupi i pajetë i Adem Veshajt u gjet rreth 500 metra larg banesës së tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Gumenicë. Menjëherë pas sinjalizim­it për vrasjen, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë arrestuar autorin e krimit Dilaver Veshajn. 40vjeçari akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje". Ndërkaq, babai i viktimës ka deklaruar se fillimisht autori e ka qëlluar me armë djalin e tij dhe më pas e ka goditur atë disa herë me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur. Gjithashtu, i ati i 37vjeçarit ka thënë se vrasja është kryer në sy të nipit të tij 7- vjeçar ( djali i viktimës).

VRASJA

Rreth orës 07: 00, Adem Veshak ka qenë duke shkuar për në fermën e tij të dhive, kur është përballuar në rrugë me kushëririn Dilaver Veshajn. Mësohet se fillimisht dy kushërinjt­ë kanë debatuar ashpër me njëritjetr­in. Më pas sherri ka degjenerua­r deri në vrasjen e 37vjeçarit. "Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP. Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pajetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A. V., 37 vjeç. Si rezultat i një punë të mirëorgani­zuar dhe bashkëpuni­mi ndërmjet DVP. Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktua­r me njëri- tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës ( sëpatë), shtetasin A. V., i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Por, pas ngjarjes banorët e fshatit Gumenicë pohuan për "Gazeta Shqiptare" se ngjarja ndodhi për motive pronësie. "Dy kushërinjt­ë ziheshin me njëri- tjetrin për punë pronash. Dilaveri e qëlloi me pistoletë Ademin dhe më pas me sëpatë në kokë",thanë banorët.

BABAI I VIKTIMËS

Vrasja makabre e 37vjeçarit ka tronditur famil- jarët e tij, por edhe banorët e fshatit Gumenicë të Vlorës. Babai i viktimës tha se djali i tij, Ademi, në momentin e konfliktit ka qenë i shoqëruar nga i biri tij 7 vjeç. "Djali ishte duke shkuar për në fermën e tij të dhive, kur është qëlluar me armë nga larg dhe më pas autori, Dilaveri ka shkuar afër dhe e ka goditur në kokë me sëpatë. Nuk kemi pasur konflikte. Djali po shkonte me dhi, kur ndodhi ngjarja. Policia erdhi shpejt në vendngjarj­e dhe kapi autorin",- pohoi babai i 37- vjeçarit të vrarë.

 ??  ?? 40- vjeçari i arrestuar, Dilaver Veshaj
40- vjeçari i arrestuar, Dilaver Veshaj
 ??  ?? Sëpata me të cilën u masakrua 37- vjeçari
Sëpata me të cilën u masakrua 37- vjeçari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania