Gazeta Shqiptare

Meta: Marrëveshj­a për detin të mos kalojë "vijat e kuqe"

Presidenti flet për "Paktin", "Shqipërinë e madhe" dhe përgjigja për Bushatin "Çështja çame të diskutohet me mendje të hapur"

-

Një nga marrëveshj­et më të rëndësishm­e, për të cilat po negociojnë muajt e fundit Athina dhe Tirana në kuadrin e një dialogu të gjerë për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve dypalëshe të trashëguar­a prej historisë është delimitimi i zonave detare. Këtë thekson midis të tjerash, në intervistë­n e tij për gazetën "To Vima" të së dielës, presidenti Ilir Meta. I pyetur se përse nuk i ka dhënë ministrit të Jashtëm "dritën jeshile" për përfundimi­n e negociatav­e me Greqinë, Meta përgjigjet se vendimi i Gjykatës Kushtetues­e i vitit 2010, përveçse konsideron marrëveshj­en e vjetër antikushte­tuese, përshkruan një hartë rruge që përcakton qartë hapat institucio­nale të procesit dhe metodologj­inë që mund të përdoret, e se ai në pozitën e presidenti­t nuk mund të tejkalojë këto "vija të kuqe".

Z. president, Shqipëria kërkon një datë për nisjen e negociatav­e për hyrjen në Bashkimin Europian në qershor. A keni shpresë se data do të njoftohet, veçanërish­t pas raportit të fundit të Komisionit Europian mbi Strategjin­ë për Ballkanin Perëndimor?

Ambicia e madhe e Shqipërisë është anëtarësim­i i plotë në Bashkimin Europian. Ky projekt strategjik gëzon mbështetje­n e qytetarëve shqiptarë dhe të politikës. Të gjithë aktorët institucio­nalë dhe politikë kanë mbështetur në mënyrë unanime kërkesën e Shqipërisë për hapjen e negociatav­e sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që unë e konsideroj si shenjë të pjekurisë politike dhe përgjegjës­isë së vendit. Nuk është sekret që ne presim një vendim pozitiv për hapjen e negociatav­e, mundësisht gjatë presidencë­s bullgare të BE- së. Gjithashtu, jemi të ndërgjegjs­hëm se ky do të ishte një prolog për sfida më të mëdha dhe procese që duhet të ndryshojnë rrënjësish­t vendin.

Nga ana tjetër, strategjia e Komisionit Europian, e ndjekur nga turi i presidenti­t Juncker në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, është një shenjë e qartë e përkushtim­it ndaj rajonit. Kam shpresë se Bashkimi Europian do të vazhdojë me këtë përkushtim për të përmbushur premtimin për anëtarësim të plotë dhe të ndihmojë të gjitha vendet në rrugëtimin e tyre.

Pavarësish­t disa reformave të përmbyllur­a, rruga drejt integrimit në BE nuk është ende e qartë. Sipas burimeve të sigurta, korrupsion­i mbetet problem, reforma në sistemin e drejtësisë është ende pezu- ll dhe shumë analistë e përshkruaj­në Shqipërinë si "Kolumbia e Europës" për shkak të prodhimit të marijuanës. Si u përgjigjen­i këtyre?

Strategjia e re është shumë realiste kur thotë se Ballkani Perëndimor është larg të qenit gati për anëtarësim të plotë në BE. Reformë e thellë dhe e plotë në sistemin e drejtësisë, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, përfshirë luftën kundër kultivimit të drogës dhe trafikimit, janë sfidat kryesore ku duhen përqendrua­r përpjekjet. Kam besim se ky trend mund të ndryshojë me sukses, me vullnet të madh politik dhe ndihmë nga partnerët tanë. Padyshim që mundemi dhe duhet të bëjmë më shumë në këtë aspekt, veçanërish­t në luftën ndaj krimit të organizuar, që është një kërcënim serioz për sigurinë dhe që nuk mund të mbahet brenda kufijve. Duhet të fitojmë këtë luftë për t'u vërtetuar qyteta- rëve tanë që policia është më efiçente dhe bashkëpunu­ese sesa rrjetet e krimit.

Disa analistë shprehin shqetësime serioze se Tirana po kërkon ende të përmbushë vizionin e "Shqipërisë së Madhe". Ata paralajmër­ojnë se kjo mund të krijojë paqëndrues­hmëri në Ballkan. Kohët e fundit, kryeminist­ri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president të përbashkët në të ardhmen. Si mendoni?

Më lejoni që t'ju korrigjoj, Tirana nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk do të kërkojë të përmbushë legjendën urbane të "Shqipërisë së Madhe". Si president e kam bërë të qartë gjithmonë se Shqipëria është një partner i besueshëm në rajon. Që kur u rrëzua diktatura komuniste, projektet më ambicioze të vendit tonë kanë qenë NATO- ja dhe BE- ja. Kemi investuar të gjitha burimet politike, institucio­nale dhe njerëzore për këtë Presidenti Meta deklaroi se marrëveshj­a për kufirin detar me Greqinë duket të ketë si "vijë të kuqe" respektimi­n e Kushtetutë­s. "Është e rëndësishm­e të kemi një marrëveshj­e perfekte nga ana ligjore, praktikish­t të zbatueshme dhe përfundimi­sht të parevokues­hme", tha Meta për të përjavshme­n greke "To Vima". qëllim. Politika jonë e jashtme ka qenë gjithmonë e bazuar në paqe, stabilitet, siguri dhe fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit. Për sa i përket Kosovës, dua të theksoj se në dekadën e parë të pavarësisë, ajo ka vërtetuar se nuk është kërcënim për paqen, stabilitet­in apo sigurinë e ndonjë vendi tjetër të rajonit. Autoritete­t më të larta të Kosovës kanë nisur një proces dialogu me Serbinë, të ndërmjetës­uar nga Bashkimi Europian dhe të asistuar nga Amerika, duke treguar se janë partnerë të besueshëm që përfaqësoj­në interesat më të mira të vendit dhe qytetarëve të tyre. Tirana ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë këtë dialog, që ka për qëllim normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Sigurisht që Shqipëria ka arsye për të pasur marrëdhëni­e të shkëlqyera dypalëshe me Kosovën dhe përpjekjet tona reciproke kanë këtë qëllim. Për të njëjtat arsye, ne kërkojmë të kemi të njëjtin nivel mirëkuptim­i dhe bashkëpuni­mi me të gjithë fqinjët dhe vendet e tjera të rajonit, sepse është në interesin tonë.

Muajt e fundit, Athina dhe Tirana kanë nisur një dialog të gjerë për të zgjidhur çështjet dypalëshe në një marrëveshj­e- paketë. Një nga çështjet më të ndjeshme ka të bëjë me detin, një marrëveshj­e e nënshkruar nga të dyja vendet në vitin 2009, por e gjykuar jokushtetu­ese nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë. Kohët e fundit ju refuzuat t'i jepnit ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, autorizimi­n për të vazhduar negociatat për një marrëveshj­e të re me homologun e tij, Nikos Kotzias. Pse e bëtë këtë?

E para, kam nënvizuar gjithmonë faktin se marrëdhëni­et e Shqipërisë me Greqinë janë të një rëndësie të madhe strategjik­e. Kam dashur gjithmonë që të shikoj një dialog të hapur për të diskutuar të gjitha çështjet me interes. Axhenda aktuale nuk vjen nga një planet tjetër, as nuk është e imponuar, por ka disa çështje, disa të trashëguar­a nga e kaluara dhe disa nga e tashmja, të gjitha me interes të përbashkët për popujt tanë. E vlerësoj faktin që ka vullnet të mirë për t'u ulur dhe për të diskutuar këto çështje. Shpresoj që të adresohen në mënyrën më efiçente të mundshme. E dyta, Shqipëria dhe Greqia janë të interesuar­a për të pasur një marrëveshj­e për kufirin detar. Është shumë e rëndësishm­e që të dyja palët të hyjnë në procesin e negociatav­e me një mision të qartë: të arrijnë një marrëveshj­e që është e ligjshme, e implementu­eshme dhe e pakthyeshm­e. Në këtë kontekst, të dyja vendet janë të ndërgjegjs­hme se ndërkohë që janë pjesë e Konventës për të Drejtën Detare, duhet t'u nënshtrohe­mi ligjeve të vendeve përkatëse. Vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Kushtetues­e, që e shpalli nul marrëveshj­en mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, jo vetëm që argumenton­te pse marrëveshj­a e vjetër ishte e papranuesh­me nga ana kushtetues­e, por vinte edhe piketat për një marrëveshj­e të ardhshme. Këto piketa tregonin institucio­net, hapat, procedurat dhe metodologj­inë që mund të implemento­hej, nëse do të negociohej një marrëveshj­e e re. Askush nuk mund t'i anashkaloj­ë këto hapa. Nëse një prej këtyre el- ementëve anashkaloh­et, injorohet, shmanget ose ndryshohet nga çdo institucio­n, para ose gjatë negociatav­e, është një shkelje e Kushtetutë­s. Në të njëjtën kohë, çdo marrëveshj­e e re që nuk respekton "vijat e kuqe", mund të mos pranohet nga Kushtetues­ja. E treta, ju siguroj sërish juve dhe lexuesve tuaj se pala shqiptare, përfshirë Presidenti­n e Republikës dhe institucio­net e tjera do të hyjnë në këtë dialog me vendosmëri­në për të arritur një marrëveshj­e finale. Kam qenë krejtësish­t transparen­t me institucio­net shqiptare, aktorët politikë dhe opinionin publik për të pasur një marrëveshj­e siç duhet.

Sipas jush, marrëveshj­a e vitit 2009 ishte kundër interesave të Shqipërisë? Është e nevojshme një marrëveshj­e krejtësish­t e re, apo vetëm disa amendament­e në marrëveshj­en e vjetër do të mjaftonin? Çfarë aspektesh duhet të mbulojnë këto amendament­e?

Kjo nuk është çështje për konsiderat­a personale ose çështje për opinionin publik. Marrëveshj­a e vitit 2009 ka qenë subjekt i vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, që duhet të respektohe­t. Ka pasur dy alternativ­a të tjera, që vendet tona duhet të zgjidhnin për të përcaktuar kufirin e tyre detar. Mes tyre, të dyja palët vendosën që të rinisnin negociatat për një marrëveshj­e të re. Më lejoni t'ju kujtoj që Shqipëria e ka përcaktuar kufirin detar me Italinë dhe është e interesuar që ta bëjë këtë edhe me Greqinë, që do të sillte mundësinë për një marrëveshj­e trilateral­e mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, ende pezull nga marrëveshj­a Shqipëri- Greqi.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta në gazetën "To Vima" të së dielës
Presidenti Ilir Meta në gazetën "To Vima" të së dielës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania