Gazeta Shqiptare

Financimi rus i PD, Karpushin: Hetimi në SHBA nuk faktoi asgjë

Ambasadori rus mohon akuzat për ndërhyrje në zgjedhje: Spekulime "Duam të përmirësoj­më marrëdhëni­et me Shqipërinë"

- Valentina Madani

Ambasadori rus në vendin tonë, Ale ksander Karpushin, mohoi dje akuzat për financimin rus të PDSH- së. Ai i quajti pretendime­t për përfshirje­n e Rusisë në financimin e Partisë Demokratik­e si spekulime të pabaza. Ambasadori Karpushin tha se nuk e kupton valën e re të sulmeve kundër Kremlinit, që mund të ketë si qëllim sipas tij, përkeqësim­in e situatës përpara zgjedhjeve ose për të përkeqësua­r imazhin e shtetit që do të organizojë kampionati­n botëror të futbollit në qershorin e këtij viti. Ndaj Karpushin i quajti këto akuza të pabaza, duke risjellë në vëmendjen e të gjithëve se për këtë çështje është hetuar edhe në SHBA dhe nuk është faktuar asgjë. "Të gjitha akuzat që përmendën, të gjitha këto spekulime janë të pabaza edhe përsa i përket situatës në SHBA edhe sa i përket Shqipërisë, ku kohët e fundit një akuzë e shpikur është përdorur në kontekst të betejës së brendshme politike midis PS dhe PD. Nuk e di cila është arsye për këtë valë të re akuzash kundër Rusisë kohët e fundit. Ndoshta kjo është bërë për të përkeqësua­r situatën në prag të zgjedhjeve presidenci­ale", theksoi z. Karpushin. Ambasadori rus shprehet se Rusia do të përmirësoj­ë gjendjen e saj ekonomike dhe bashkëpuni­min në politikën e jashtme ku përfshihet edhe Shqipëria. "Jam besimplotë që do të vazhdojmë të përmirësoj­më marrëdhëni­et tona edhe me popullin shqiptar", deklaroi diplomati rus në Tiranë. Kurse tri ditë më parë ia deklaroi për "Java" në RTSH se Moska zyrtare ka mbetur e habitur nga deklaratat e fundit që e shohin Rusinë si "perandorin e së keqes". Ai theksoi se këto i kujtojnë retorikën e Enver Hoxhës. "Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, po edhe të disa përfaqësue­sve të organeve shtetërore, për demonizimi­n e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një ' perandori e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania