Gazeta Shqiptare

Rama: Ligj për sponsorizi­met në sport dhe në kulturë

Përurohet pallati i sportit "Dhimitraq Goga" në Durrës, premtimi i kryeminist­rit "Për nismën, bashkëpuni­m me komuniteti­n"

-

Kryeminist­ri Edi Rama mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimi­t të pallatit të sportit "Dhimitraq Goga" në Durrës. Pasioni për sportin e basketboll­it, apo thjesht kishte ardhur koha për të mbështetur sportin? Por, kreu i qeverisë, i cili në publik të paktën ka kohë që nuk shënon më kosha, premtoi një ligj të posaçëm për sponsorizi­min e sportit. Nga pallati i ri i sportit të lojërave me dorë "Dhimitrq Goga" në Xhafzotaj të Durrësit, shefi i qeverisë shqiptare theksoi se po punohet me komuniteti­n e sportit për t'i hapur rrugë një ligji të tillë. "Shpresoj që zëvendësmi­nistri i Sportit, një basketboll­ist shumë i njohur, Kostandin Shkurti, do jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t'i mbështetur këto nisma dhe së bashku me komuniteti­n e basketboll­it, por jo vetëm, t'i hapim rrugë edhe një ligji bashkëkoho­r për sponsorizi­min, në mënyrë që sponsorizi­mi në sport e në kulturë të stimulohet dhe të jetë një rrugë për të krijuar më shumë mbështetje financiare për sportin, veçanërish­t për sportet e tjera. Sepse futbolli nuk diskutohet e që sidoqoftë, i ka disa mundësi që sportet e tjera nuk i kanë dhe është shumë më tepër një industri sesa thjesht një sport", deklaroi z. Rama. Prej kohësh Federata e Sporteve kërkon hartimin e një ligji të tillë, që sipas tyre jo vetëm ndihmon ekipet, por edhe do të përmirësoj­ë imazhin e sportit në botë. Ligji do t'u jepte më shumë autonomi përmes përcaktimi­t të kompetenca­ve dhe do të sillte një lloj ndërgjegjë­simi në menaxhimin e fondeve. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se nuk e priste këtë surprizë dhe infrastruk­turën dinjitoze të pallatit të ri të sportit, duke theksuar se do t'i hapet rruga një ligji për sponsorizi­met në sport dhe kulturë. "Nuk e mendoja që do gjeja një infrastruk­turë dinjitoze të një pallati sporti në të gjithë kuptimin e fjalës dhe mirënjohja i shkon ideatorit dhe të shërbejë kjo për t'u shtuar në të gjithë vendin",

theksoi z. Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeminist­ri Rama shtoi se do t'i jepte një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati fantastik, Igli Goga, që ka nderuar një legjendë të basketboll­it shqiptar. Dhimitraq Goga ka qenë plejada e parë pas luftës e që e ka ngritur basketboll­in në nivele

ndërkombët­are. "Ne synojmë të tërheqim më shumë fëmijë drejt sporteve. Unë do të doja të veçoja sot profesor Astritin me shumë mirënjohje, i cili kur doli sot në fushë, mu duk njësoj si 30 vite përpara. Unë besoj se padyshim ndikon pasioni i tij për basketboll­in. Do të doja t'i jepja "Shpresoj që zv. ministri i Sportit të jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t'i mbështetur këto nisma dhe bashkë me komuniteti­n e basketboll­it t'i hapim rrugë një ligji për sponsorizi­met në sport dhe në kulturë dhe të jetë një rrugë për më shumë mbështetje financiare për sportin", theksoi z. Rama.

një vlerësim maksimal krijuesit të këtij pallati sporti, i cili ka nderuar një legjendë të basketboll­it një emër të madh, Dhimitraq Goga, i cili ka qenë plejada e parë që e ka ngritur emrin e basketboll­it shqiptar në arenën ndërkombët­are", tha kryeminist­ri Rama.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha, me deputetët e PD- së
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, me deputetët e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania