Gazeta Shqiptare

Kuvendi i PD- së, grupi i punës takime me kritikët e Bashës

Projekti për ndryshimet statuore, shqyrtimi në dorë të juristëve demokratë Mbledhja, më 25 mars gati lista e delegatëve

- Valentina Madani

Grupi i posaçëm i punës, i ngritur me propozim të kryetarit Lulzim Basha dhe miratim të kryesisë së PD- së, i paracaktua­r për mbledhjen e propozimev­e për ndryshimet në statutin e partisë dhe riorganizi­min e saj, pritet të mbyllë punën brenda tri ditëve. Ky grup pune do të përfundojë mbledhjen e propozimev­e brenda datës 22 mars, ku më pas ngarkohet departamen­ti ligjor për shqyrtimin e tyre. Deri në 22 mars grupi i punës pret propozimet nga çdo anëtar për ndryshimin e statutit të PD- së. Kurse më 25 mars krerët e degëve duhet të sjellin listën e delegatëve për Kuvendin Kombëtar, që do të mbahet në datat 28- 29 prill. Kryesia e PDsë në mbledhjen e fundit mandatoi dy nënkryetar­ët, Paloka dhe Spaho, sekretarin e përgjithsh­ëm Ristani, sekretarin organizati­v Enno Bozdo dhe sekretarin për burimet njerëzore Kadilli, që të vendosin kontakte dhe të mirëpresin çdo propozim për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratik­e, si pika e nisjes për bashkimin e kësaj force politike. Një grup anëtarësh kërkonjnë ringritjen e partisë dhe sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Arben Ristani shprehet se po punohet që të përfshihen idetë e të gjithëve, me qëllim bashkimin kundrejt qeverisë. Ristani ka konfirmuar se është takuar me Ridvan Boden, por edhe me kritikë të tjerë të Bashës, propozues të platformës për ringritjen e PD- së dhe projekt- statutin. Pikërisht pjesë e këtyre propozimev­e janë Platforma për ringritjen e PD- së, që mban firmëtarë disa figura të vjetra të partisë si Astrit Patozi dhe Ridvan Bode si dhe projektsta­tuti që mban firmën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri prej nëntorit 2017, kur PD ishte ende në proces analize. Sa i përket kësaj të fundit. Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka është shprehur se në këto ditë pune deri më tani të grupit të ngritur për mbledhjen e propozimev­e për statutin e partisë demokratik­e, rol kanë luajtur edhe raportet e analizës së degëve, të cilat mbartin

propozime të ndryshme për riorganizi­min e partisë. "Gjatë procesit të analizës dhe në raportet e përgatitur­a nga degët, kanë ardhur dhe propozime që kanë të bëjnë me ri organizimi­n, jo direkt për propozime, por ide për ndryshimet në statusin e PD- së, për mënyrën e funksionim­it të PD- së në të ardhmen. Të gjitha këto do të mer-

ren, do të përkthehen edhe në ndryshime në statut dhe do të shqyrtohen jo nga grupi i punës, por nga juristët e PD, të cilët do të na sjellin projektin konkret të ndryshimev­e statutore apo ndryshimev­e të tjera që kërkohen", tha z. Paloka. Pjesë e procesit të analizës dhe konsulencë­s ka qenë edhe verifikimi i anëtarësis­ë në çdo njësi organizati­ve të PD- së. Verifikimi është kryer paralelish­t me analizën dhe i gjithë procesi është koordinuar nga sekretari organizati­v i partisë z. Enno Bozdo. Ky verifikim ka ndodhur në pjesën dërmuese të degëve dhe pritet të mbyllet brenda dy javësh. Një porosi specifike e z. Bashas në mbledhjen e kryesisë ishte që drejtuesit në bazë nuk duhet të lënë jashtë vëmendjes takimet me qytetarët. PD synon që të gjithë procesin e ristruktur­imit të saj në bazë dhe në degë ta përmbyllë deri në fund të qershorit, për t'u bërë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania