Gazeta Shqiptare

Trafikuan shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani, zbulohen drejtuesit e grupeve kriminale

Klandestin­ë me pasaporta false, ja sa varionin pagesat te trafikantë­t Zbardhet e shkuara e errët dhe bizneset që disponojnë të arrestuari­t

-

Në kuadër të opera cionit të koduar "One If- By Land" u goditën nga policia shqiptare në bashkëpuni­m me autoritete­t në SHBA, Kanada, EUROPOL dhe INTERPOL shtatë grupe të strukturua­ra kriminale, që trafikonin emigrantë të paligjshëm në shumë vende të botës. Ky operacion solli arrestimin e 39 personave mes të cilëve 4 efektivë policie, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas të tjerë. Dy ditë pas finalizimi­t të këtij megaoperac­ioni zbulohet e shkuara kriminale e disa prej personave të arrestuar, të cilët mendohet të jenë drejtues në këto organizata kriminale. Gjithashtu, mësohet se disa prej të arrestuarv­e janë aksionerë dhe disponojnë biznese të ndryshme në Shqipëri.

DREJTUESIT E GRUPEVE KRIMINALE

Në kuadër të goditjes së kontraband­imit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA- ve, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar etj., dy ditë më parë u përmbyll operacioni i koduar "One IfBy Land", ku ranë në pranga 39 persona dhe u shpallën në kërkim 12 të tjerë. Mësohet se operacioni i drejtuar nga prokurori Eugen Beci është zhvilluar në disa qytete të vendit tonë, konkretish­t në Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Organizata kriminale ishte e ndarë në 7 grupe të strukturua­ra. Bëhet me dije se hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale ka nisur në muajin mars të 2017- ës. Pas arrestimit të disa prej personave të përfshirë në trafikim, zbardhen emrat e drejtuesve të këtyre grupeve. Bëhet fjalë për Ardian Corrin, Nik Bushin, Kol Vushaj, Zaim Hysenbelli­u dhe Nikolin Priska, deklaron "A1 Report". Bëhet me dije se Ardian Corri, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, vepronte në Lezhë. Ai njihet nga policia dhe prokuroria si person me të kaluar kriminale. Corri rezulton i dënuar më parë nga drejtësia shqiptare për trafikim me skaf të 44 klandestin­ëve. Në mars të 2012- ës është dënuar nga Gjykata e Lartë me 4.8 vite burg. I arrestuari tjetër shtetasi Nik Bushi, 65 vjeç vepronte në Shkodër. 49vjeçari Kol Vushaj, banues në Malësinë e Madhe, rezulton i dënuar në SHBA për akuzën e trafikut të klandestin­ëve dhe Zaim Hysenbelli­u lindur në Tiranë, i arrestuar nga prokuroria në vitin kane- SHBA/ Kanada dhe Shqipëri- Spanjë- Amerika Latine- SHBA/ Kanada.

BIZNESET

Mësohet se një prej të arrestuarv­e, i cili dyshohet të jetë drejtues i grupeve të strukturua­r kriminale, Ardian Corri që prej vitit 2014 disponon bar- restorant në plazhin e Shëngjinit në Lezhë. Gjithashtu, në 1 nëntor 2017 ka themeluar kompaninë "CORRI- DL". Objekti i këtij aktiviteti është kërkim, zbulim, shfrytëzim dhe përpunim i mineraleve të ngurta dhe nikeli në të gjithë zonën eksport- import në tregun e lirë industrial si brenda dhe jashtë vendit. Vihet re se në 31 janar 2018 Corri ka vendosur të pezullojë pa afat aktiviteti­n tregtar të kësaj kompanie. Një ndër të arrestuari­t e tjerë, Nik Bushi rezulton se prej vitit 2012 merret me tregti me pakicë rroba të përdorura në Shkodër. Ndërkohë, i arrestuari Ardian Gurakuqi, rezulton të jetë pronar i një bar- kafe në kryeqytet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania