Gazeta Shqiptare

Arrestimi i kryebashki­akut të Lezhës, simpatizan­tët para komisariat­it: Lirojeni

Nën akuzë për tjetërsimi­n e pronave në bregdetin e Shëngjinit, prapa hekurave 12 zyrtarë Dosja "Rana e Hedhun", Fran Frrokaj para gjykatës për masën e sigurisë

-

Qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e djeshme në dyert e policisë së Lezhës kundër arrestimit të kreut të bashkisë, Fran Frrokaj. Ky i fundit ra në prangat e policisë tri ditë më parë, së bashku me disa zyrtarë të tjerë, pasi akuzohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit. Ndërkohë, simpatizan­tët e Frrokajt protestuan para komisariat­it duke kërkuar lirimin e tij. Ata e quajtën të padrejtë dhe politik arrestimin e kryebashki­akut. Ndërkohë, Gjykata e Lezhës do të zhvillojë sot seancën për rivlerësim­in e masës së arrestit për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë. Në seancë pritët që gjykata të vendosë nëse Frrokaj do të gjykohet në paraburgim apo i lirë. Kryebashki­aku, përfaqësue­s i PD- së, akuzohet për ' shpërdorim detyre', pasi ka dyshime se ka tjetërsuar prona tek ' Rana e Hedhun' në Shëngjin. Gjithashtu, pas hekurave përfunduan edhe nënkryetar­i i bashkisë, Enver Hafizaj, kreu i hipotekës, Gjelina Bacaj, bashkë me dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.

PROTESTA

Familjarë dhe punonjës të administra­tës kanë qëndruar ditën e djeshme para komisariat­it të Lezhës duke kundërshtu­ar arrestimin e kryebashki­akut, Fran Frrokaj. Ata kanë nisur të grumbulloh­en përpara hyrjes së komisariat­it duke kërkuar lirimin e tij. Simpatizan­tët pretendojn­ë se Frrokaj nuk ka asnjë lidhje me tjetërsimi­n e pronave bregdetare. "Arrestimi është i pabazë. Është komplet një skenë e inskenuar politike. E konsideroj totalisht një arrestim politik. Bëj thirrje që drejtësia të mos jetë me dy standarde. Frrokaj është ndodhur në qytetin e tij, pranë banorëve të tij. Nuk e dimë për çfarë akuzohet kryetari, nuk ka prova", tha njëri prej mbështetës­ve të kryebashki­akut. Më herët, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha në një takim me strukturat e selisë blu, ka deklaruar se shpreson që Frrokaj të jetë i pafajshëm dhe se PD kërkon hetim të paanshëm, jopoli- tik dhe profesiona­l. "PD kërkon zbatimin e standardit se të gjithë duhet të jenë të barabarte para ligjit. Është e rëndësishm­e që të mos këtë drejtësi selektive, në funksion të një axhende politike të caktuar", është shprehur Basha.

ARRESTIMET

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara ka njoftuar tri ditë më parë se 12 zyrtarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat në bregdetin e Shëngjinit. Ndërkohë 11 të tjerë janë shpallur në kërkim. "Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur "Rana e Hedhun". Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikua­ra nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore. Më pas është regjistrua­r në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurisë së Paluajtshm­e Lezhë ( ZRPP), duke përfituar padrejtësi­sht në interes të tyre dhe personave të tjerë. Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistrua­r në vitin 2017, për veprat penale t? "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e", tha të premten drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara. Ndërkohë, prokuroria pritet të zgjerojë hetimet për përvetësim­in e mbi 235 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Quajtur Rana e Hedhun. Burime pranë organit të akuzës thanë se hetimet do të shtrihen dhe në zonat e tjera bregdetare të Shëngjinit, por edhe në Velipojë të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur abuzime me titujt e pronësisë.

 ??  ?? Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj
Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj
 ??  ?? Protesta para komisariat­it në Lezhë
Protesta para komisariat­it në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania