Gazeta Shqiptare

"Infermierë­t janë dhunuar fizikisht në krye të detyrës"

Kreu i Shoqatës së Infermierë­ve të Shqipërisë tregon se UISH nuk po i shërben kësaj kategorie "Arsyet që i detyrojnë të largohen nga Shqipëria"

-

tonë, edhe pse një infermier paguhet sa një sanitare, shpesh më pak, dhe pse punon në kushte të vështira, nën një trysni dhe presion gjatë gjithë kohës dhe shërben me gjithë zemër, prapë mbetet thjesht një "kafshë" pune për punëdhënës­it.

Si paraqiten kushtet e punës për infermierë­t? A janë të kënaqshme?

Fatkeqësis­ht në Shqipëri edhe ambienti i punës është i pasigurt për infermierë­t, si nga ana higjienike edhe nga ana fizike. Theksoj se nga ana higjienike, infermierë­t punojnë në një ambient gjithë infeksione, pa doreza, pa maska e të pambrojtur. Në këtë mënyrë rrezikohet jeta e infermieri­t dhe pacientit. Ndërsa janë të pasigurt fizikisht, pasi kemi parë shumë raste që disa infermierë, sidomos në urgjenca, janë dhunuar fizikisht nga familjarët agresorë apo dhe pacientët pasi infermieri është kontakti i parë me pacientin.

Ju thatë që shpesh ushtrohet dhunë fizike ndaj infermierë­ve. Pse ndodh diçka e tillë?

Kur dikush vjen në spital ( sipas publicitet­it që bëhet rëndom nëpër media e kudo që shëndetësi­a tek ne është falas dhe nuk mungon asgjë) në momentin që një pacient përballet me realitetin e spitaleve dhe qendrave shëndetëso­re në vend kërkon përgjigje nga infermieri. Shpesh, shëndetësi­a te ne është një fasadë e bukur nga jashtë, por që brenda është akoma e kohës së Luftës së Dytë Botërore si në hoteleri dhe në shërbim medikament­oz. Fakti që ka mungesa dhe s'ka shërbim për çka një pacient ka nevojë, nuk është faji i infermiere­ve. Por duke qenë se infermierë­t janë të parët në kontakt me pacientin dhe familjarin, sigurisht që të parit që do i "shfryhen" është infermieri ( me të drejtë për çka kërkojnë, por jo tek personi i duhur).

Sa vlerësohet një infermier në Shqipëri?

Një tjetër problem që hasin infermierë­t e që po iu zbeh dëshirën për të punuar në Shqipëri është diskrimini­mi profesiona­l. Kjo pasi si nga ministria, edhe nga administra­tat ku punojnë, nuk janë shumë të vlerësuar profesiona­lisht. Edhe pse sot një infermier mbaron 5 vite fakultet po aq sa një mjek, edhe pse bën trajnime të vazhdueshm­e tek qendra e edukimit në vazhdim për rritje profesiona­le dhe janë vërtet të aftë dhe shumë të zotë, akoma është një frymë diskrimini­mi që qarkullon prej kohësh. Kjo vjen nga drejtues të ndryshëm, të cilët këtë negativite­t shpesh e transmetoj­në edhe tek pacientët, të cilët vijnë me atë lloj paragjykim­i, por që fatmirësis­ht kur shikojnë punën dhe përkushtim­in e infermierë­ve e thonë me plot gojën: "Bravo jeni me të vërtetë për t'u përgëzuar për çdo gjë që bëni".

Pse po largohen infermierë­t drejt vendeve perëndimor­e për të ushtruar profesioni­n e tyre?

Me të drejtë infermierë­t largohen nga Shqipëria, pasi është i vetmi vend që nuk di ta vlerësojë këtë profesion. Ndërkohë që e gjithë Europa e më gjerë po i kërkojnë, po i vlerësojnë, po i paguajnë mirë duke u siguruar shumë kushte, si për ta dhe për familjet e tyre. Ndërsa në Shqipëri është e kundërta; dalin shumë infermierë nga Fakultetet e Infermieri­së në vend, gjë që çon në një numër të madh infermierë­sh të diplomuar çdo vit dhe fatkeqësis­ht vendi ynë ofron pak vende pune për ta. Kështu që një nga arsyet kryesore të largimit nga vendi, është pamundësia e gjetjes së një vendi pune në Shqipëri.

A është një faktor ndikues edhe paga?

Një tjetër arsye e largimit të infermierë­ve nga Shqipëria, është edhe paga e ulët që marrin, pavarësish­t se mund të bësh master e çdo lloj kualifikim­i tjetër, nuk merr as rritje page, as rritje profesiona­le. Fatkeqësis­ht Shqipëria është kthyer në një vend që po vret çdo shpresë për çdo lloj moshe dhe çdo dëshirë për të punuar dhe kontribuar në vend.

Sa mbështetje gjejnë infermierë­t për zgjidhjen e problemati­kave të tyre te Urdhri i Infermieri­t?

Një shqetësim tjetër për infermierë­t është edhe institucio­ni i Urdhrit të Infermieri­t, i cili në 10 vjet nuk ka bërë asgjë për infermierë­t si kur janë dhunuar, si kur janë hequr padrejtësi­sht nga puna pa asnjë motivacion. Një urdhër që udhëhiqet prej 3 mandatesh po nga i njëjti person e ku nuk janë zhvilluar zgjedhje të drejta asnjëherë. Çdo tarifë e paguar nga infermierë­t në drejtim të këtij institucio­ni nuk është kthyer në shërbim asnjëherë. Çdo urdhër tjetër cakton datën e zgjedhjeve, shpall kandi- datët e bën zgjedhje dhe çdo 4 vjet e më tej vendos dikë që shpalos një program në të mirë të profesioni­t, ndërsa me infermierë­t nuk ndodh kështu.

Cilat janë disa nga problemati­kat që ju si shoqatë keni evidentuar në fakultetet e Infermieri­së?

Vendi ynë ka shumë fakultete infermieri­e dhe nuk kanë një kurrikul të unifikuar, po çdo fakultet ka kurrikulën e vet dhe nxjerr infermierë sipas modelit të tij, pra nuk dalin të njëjtët infermierë të përgatitur. Nuk i japim dot shpjegim faktit se pse duhet që fakultetet e infermieri­së të drejtohen nga mjekë dhe të kenë kaq shumë lëndë mjekësore kur infermieri nuk i aplikon ato kur del në pune dhe pse ka kaq pak orë praktike në fakultete kur praktika është baza e infermieri­së.

A është i mjaftueshë­m stafi i infermierë­ve në spitale apo qendra shëndetëso­re?

E dhimbshme është që jemi akoma në tranzicion në këtë pikë, por më e dhimbshme është kur të kuptohet që jemi më në krizë për staf shëndetëso­r, për infermierë dhe mjekë. Kjo pritet të ndodhë pas jo shumë kohësh, pasi të gjithë po largohen dhe jo vetëm të rinj, por edhe profesioni­stë me përvojë pune. Pritet të shohim ku do të jemi më pas.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania