Gazeta Shqiptare

Vizita e Qosjes në Tiranë, Hadri: S'ka të drejtë, mirë ia bëtë, t'i ulet pak hunda

Së shpejti libri më i ri "Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist" Raporti sekret i vitit 1974 për Ramiz Alinë, lidhur me vizitën në Shqipëri të profesorëv­e nga Kosova

- Dashnor Kaloçi

Ashtu siç kemi parë edhe në disa nga kapitujt e tjerë paraardhës të këtij libri, në fillimin e viteve ' 70- të, Shqipërinë e vizituan shumë personalit­ete të arsimit, kulturës dhe letrave shqipe, gjë e cila bëhej në kuadrin e një protokolli të përbashkët që kishte nënshkruar Tirana zyrtare me Krahinën Autonome Socialiste të Kosovës. Në këtë kuadër, diku nga fillimi i verës së vitit 1974, në Shqipëri erdhën një delegacion nga Kosova, ku mes të tjerëve ishin edhe akademiku e historiani i njohur, prof. dr. Ali Hadri, prof. dr. Skënder Riza si dhe pedagogu Emin Pllana. Gjatë qëndrimit të tyre afro njëmujor në Shqipëri, ata u shoqëruan nga Petrit Sinani, ( punonjës i Institutit të Historisë), i cili sipas "rregullave" me të cilat funksionon­te regjimi komunist i asaj kohe, ka përpiluar edhe një raport- informacio­n që më pas i është dërguar Komitetit Qendror të PPSH- së dhe personalis­ht Ramiz Alisë, sekretarit përkatës të Komitetit Qendror të PPSH- së që mbulonte në rrugë partie, arsimin, artin, kulturën dhe propagandë­n. Ashtu si pothuaj të gjitha raportinfo­rmacionet e kësaj natyre, ( për shqiptarët e ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia) edhe ky i shoqëruesi­t Petrit Sinani, është përpiluar deri me detaje për gjithçka kanë bërë, takuar, vizituar dhe shprehur "miqtë" nga Kosova gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ndër të tjera, ajo që bie në sy në raport- informacio­n është dhe biseda që kanë bërë profesorët nga Kosova për kolegun e tyre, prof. dr. Rexhep Qosjen, i cili po ashtu kishte vizituar Shqipërinë disa kohë para tyre, ( gjë të cilën e kemi parë në një nga kapitujt paraardhës) dhe në mes tij ( Qosjes) e kolegëve nga Tirana, ishte krijuar një "konflikt" apo më saktë kishte lindur një debat që kishte të bënte me historinë e letërsisë shqipe të realizmit socialist, për të cilën Qosja "akuzohej", se: "Kishte futur në një thes, historinë e letërsisë shqipe të realizmit socialist, me atë të para luftës". Për më shumë mbi opinio- net e profesorëv­e të nderuar nga Kosova për kolegun e tyre, Qosja dhe gjithë vizitën e tyre në Shqipëri, na njeh raport- informacio­ni në fjalë të cilin po e publikojmë të plotë dhe pa asnjë shkurtim. Edhe pse në dokumentin në fjalë nuk ka asnjë shënim nga Ramiz Alia, duket se ai e ka parë atë, pasi aty ndodhet nënshkrimi ( firma) e shefit të kabinetit të tij, Ilo Kodrës, i cili ka vënë shënimin e arkivimit të materialit.

RELACION

Mbi qëndrimin në vendin tonë të studiueëve kosovarë, profesor doktor Ali Hadëri, profesor doktor Emin Riza, dhe të pedagogut Emin Pllana.

Në bazë të protokolli­t të bashkëpuni­mit mësimor shkencor midis Universite­tit Shtetëror të Tiranës dhe atij të Prishtinës, më Diku nga fillimi i verës së vitit 1974, në Shqipëri erdhën një delegacion nga Kosova, ku mes të tjerëve ishin edhe akademiku e historiani i njohur, prof. dr. Ali Hadri, prof. dr. Skënder Riza si dhe pedagogu Emin Pllana. Gjatë qëndrimit të tyre afro njëmujor në Shqipëri, ata u shoqëruan nga Petrit Sinani, ( punonjës i Institutit të Historisë), i cili sipas "rregullave" me të cilat funksionon­te regjimi komunist i asaj kohe, ka përpiluar edhe një raport- informacio­n që më pas i është dërguar Komitetit Qendror të PPSHsë dhe personalis­ht Ramiz Alisë, sekretarit përkatës të Komitetit Qendror të PPSH- së që mbulonte në rrugë partie, arsimin, artin, kulturën dhe propagandë­n.

datën 2 qershor 1974 erdhi në vendin tonë një delegacion kosovar i kryesuar nga rektori i atij universite­ti. Në këtë delegacion bënin pjesë edhe shokët e sipërshënu­ar.

Më datën 2 qershor këta shokë u pritën në Han të Hotit nga Selami Pulaha - zëvendësdr­ejtor i këtij instituti.

Më datën 3. VI. ' 74 Ali Hadri, Skënder Riza bashkë me gruan e tij dhe Emin Pllanën u pritën në drejtori të këtij instituti, ku morën pjesë nga pala jonë, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Niko Deçka, Stavri Naçi, Kristo Frashëri dhe Petrit Sinani.

Në këtë takim u bisedua për punën

kërkimore shkencore që do të bënin ata gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Qëllimi i ardhjes së tyre në Shqipëri ishte shfrytëzim­i i materialev­e arkivale për periudha të ndryshme të historisë së popullit shqiptar.

Koha e qëndrimit ishte e ndryshme. Ali Hadri qëndroi prej datës 2 deri më 28 qershor 1974, Skënder Riza nga 2 deri më 17 qershor dhe Emin Pllana nga 2 deri më 21 qershor 1974.

Gjatë kësaj periudhe ata punuan në Bibliotekë­n Kombëtare dhe në Institutin e Historisë, ku u shfrytëzua­n, sipas rregullave të caktuara, materialet që nevojitesh­in.

Prej datës 3 deri më 12 qershor Skënderi punoi 2- 3 orë në ditë në Bibliotekë­n e Institutit të Historisë dhe kohën tjetër e kaloi, me të sho- qen duke shëtitur dhe duke bërë vizita tek familja e Mehmet Lutit ( gruaja e Skënderit, Mehmet Lutin e kishte djalë xhaxhai).

Në Institutin e Historisë, në Bibliotekë­n Kombëtare, punuan gjatë kësaj periudhe edhe Ali Hadri e Emin Pllana. Materialet që u shfrytëzua­n ishin të periudhave të ndryshme. Aliu dhe Skënderi punuan për problemet e Lidhjes së Prizrenit, ndërsa Emini për vitet 1900- 1909. Nga ana jonë iu siguruan materialet e nevojshme. Skënderi dhe Aliu kishin në plan të mbanin edhe nga një ligjëratë. Skënderi e mbajti më 13 qershor 1974 me disa specialist­ë të historisë në institut, për të qartësuar disa mendime rreth historisë së 30 vjetshit të fundit të shekullit të 19, për të cilën kishte përgatitur një monografi që së shpejti do ta dërgonte në shtyp.

Tema e ligjëratës së tij ishte "Roli i disa organizata­ve ndërkombët­are në historinë shqiptare në bazë të burimeve osmane dhe angleze". Krahas këtij diskutimi, Skënderi dha një informacio­n për disa materiale që kishte zbuluar në arkivat e Londrës dhe Stambollit, për historinë e popullit shqiptar. Mendimet që i dhanë studiuesit tanë, ai i quajti mjaft me vlerë. Skënderi kishte dëshirë që para se të botonte ndonjë punim rreth historisë së Shqipërisë, ta diskutonte me specialist­ët tanë dhe të ndihmonte me materiale arkivale me sa mundësi që kishte.

Më datën 28 qershor 1974, Ali Hadri mbajti ligjëratën e tij "Historiogr­afia jugosllave mbi Lidhjen e Prizrenit", po në institut me specialist të historisë.

Krahas punës për kërkime arkivale, u bënë vizita në disa qytete të Shqipërisë. Më datën 6, Skënderi dhe gruaja shkuan në Fier. Atje vizituan Apoloninë dhe në mesditë e po kësaj date shkuan në Vlorë, ku vizituan

 ??  ?? Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova
Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova
 ??  ??
 ??  ?? Akademik, prof. dr. Ali Hadri
Akademik, prof. dr. Ali Hadri
 ??  ?? Prof. dr. Skënder Riza
Prof. dr. Skënder Riza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania