Gazeta Shqiptare

Ligji për shqipen fuqizohet edhe pa firmën e Ivanov

Mosdekreti­mi i gjuhës, analisti: Vendimi motivohet nga opozita Mosmiratim­i nga Presidenca, çështje e përsëritur

-

Ligji për përdorimin e gjuhëve do të mund të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimi­n e presidenti­t Gjorge Ivanov. Ekspertët vlerësojnë se me nënshkrimi­n e kryetarit të Kuvendit dhe shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare, presidenti do të gjendej ligjërisht para aktit të kryer. Nikolla Dujovski thekson se praktika të tilla ka pasur edhe më herët. "Do të ishte mirë që presidenti ta nënshkruan­te ligjin, sepse për atë është i detyruar dhe nuk ka të drejtë të mos e bëjë. Nuk është detyrë e tij të vlerësojë procedurën. Por përderisa e dimë se me cilin kemi punë, pres që të përsëritet ajo që ka ndodhur edhe më herët. Kur presidentë­t nuk kanë dekretuar ligje, mjafton që të kalojnë gjashtë ditë dhe me nënshkrimi­n e kryetarit të Kuvendit ligji i cili është votuar për herë të dytë të adresohet në Gazetën Zyrtare dhe me këtë të hyjë në fuqi. Pas kësaj mund të pasojnë iniciativa­t për vlerësimin e kushtetuts­hmërisë së ligjit", - thotë analisti Nikolla Dujovski. Nga ana tjetër, analistët politikë vlerësojnë se vendimi i Ivanovit për mosdekreti­min e ligjit është veprim i motivuar politik. Sipas analistit Sefer Tahiri, vendimi i presidenti­t motivohet nga politika e pandryshue­shme nacionalis­te e VMRO- DPMNE- së. "Kjo parti e ka shumë të vështirë ta ndryshojë kursin dhe ideologjin­ë e saj, se në këtë shtet maqedonasi­t duhet të jenë bartës të sovranitet­it dhe jo qytetarët, pra jo edhe shqiptarët. Kjo qasje mendoj se ia vështirëso­n rikthimin e saj në pushtet. Mendoj se nuk pritej ndonjë veprim tjetër nga ky president, i cili në fakt nuk është president, por është vetëm një figurë dhe marionetë politike e VMRO- DPMNE- së. Presidenti i Maqedonisë është më i mirë kur nuk flet se sa kur deklaron diçka", - vlerëson analisti tjetër Sefer Tahiri. Derisa shumica parlamenta­re nuk bën të ditur nëse kanë plan B në rast se Ivanov përfundimi­sht nuk nënshkruan ligjin, ekspertët këmbënguli­n se shkeljet procedural­e dhe jo kushtetuts­hmërinë e ligjit mund ta vlerësojë vetëm Gjykata Kush- tetuese. Liderët aktin e Ivanovit e quajtën qyqar, ndërsa ish- kryeminist­ri Nikolla Gruevski veprimet e tij në miratimin e ligjit i arsyetoi me tentativa për ta penguar procedurën, siç e quajti ai, jokushtetu­ese. Kreu i Kuvendit nga ana tjetër ka përsëritur se rreth mënyrës për hyrjen e ligjit në fuqi akoma është duke u diskutuar. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua më 11 janar, ndërsa më 17 janar Ivanov njoftoi mosdekreti­min. Leximi i tretë u bë shumë ditë pas afatit 30- ditor sipas Rregullore­s së Kuvendit. Arsye për këtë sipas të parit të ligjvënësv­e ishte ideja që subjektet të unifikohen për veprim të logjikshëm. Ligji për përdorimin e gjuhëve për herë të dytë u miratua me 14 mars me 64 vota pa shqyrtuar asnjë nga 35 mijë amendament­et e VMRODPMNE- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania