Gazeta Shqiptare

Media greke: Lakmia për "Shqipërinë e madhe" rrezikon ' kokat' e Gruevskit dhe Zaevit

Artikulli: Shqiptarëv­e s'u intereson çështja e emrit

-

Pas

miratimit të ligjit për gjuhët, medi at greke i kanë kushtuar një artikull situatës së tensionuar politike në Maqedoni. Në këtë shkrim thuhet se ' kokat' e Gruevskit dhe Zaev janë të rrezikuara nga përplasjet brenda shtetit, por edhe nga çështja e emrit. Kështu, në artikullin e botuar në "voria. gr", vihet në dukje se shqiptarëv­e nuk u intereson fare çështja e emrit, pasi ata pretendojn­ë se një ditë do të jenë pjesë e "Shqipërisë së Madhe" dhe emri do të jetë i përkohshëm. Nga ana tjetër, me tone të forta dhe raciste pritet që të reagojnë sllavët, kundër kryeminist­rit Zaev, pasi ky i fundit po bën shumë lëshime në favor të shqiptarëv­e.

"Lakmia" e madhe e shqiptarëv­e ka kërcënuar se Gruevski po vë lëkurën e tij në rrezik, nëse vazhdon të pengojë zyrtarizmi­n e gjuhës shqipe në Maqedoni. Por, duke pasur parasysh situatën sociale dhe politike në Ballkan, një kërcënim i tillë nuk mund të jetë vetëm një "fjalë e thënë", por mund të veprohet. Ka shumë dëshmi dhe "letra", që diplomacia greke nuk duket të luajë. Natyrisht, unë them se faktori shqiptar ka arsye të forta që Shkupi të mbajë emrin derivat të "Maqedonisë". Interesi kryesor për shqiptarët në Shkup është pranimi në BE dhe NATO, në të cilat është vonuar për shkak të zgjidhjes së emrit. Ali Ahmeti, kreu i partisë më të madhe shqiptare, ka thënë me tone të ashpra se për procesin e bisedimeve GreqiShkup ai nuk do t'ia dijë fare, edhe nëse vendi do të quhej ' Disneyland'. Arsyeja e dytë për marrëdhëni­et e tensionuar­a shqiptare dhe sllave në Shkup është dështimi i Marrëveshj­es ' Gruevski' të Ohrit në 2001 për të përmirësua­r marrëdhëni­et e tyre. Kryeminist­ri i tanishëm, Zoran Zaev po përpiqet të pajtohet me shqiptarët, por nuk dihet se si do të reagojnë sllavët nga tërheqjet e tij të fundit. Por, kreu i partisë tjetër shqiptare ( PDSH) në Shkup, Meduth Thaçi, ka thënë: "Qeveria e Shkupit është nacionalis­te dhe naziste", për shkak të politikës së ndjekur nga qeveria e Shkupit kundër shqiptarëv­e. Por më e rëndësishm­e dhe në interes të drejtpërdr­ejtë për Greqinë ishte vazhdimi i deklaratës së tij: "Mendoj se është hera e fundit që them hapur se qëndrimi i shqiptarëv­e është në favor të qëndrimit grek. Lufta e Gruevskit dhe sllavëve për të ruajtur emrin Maqedoni, si vazhdimësi e një trashëgimi­e të lashtë, si dhe identiteti kombëtar, është lufta antishqipt­are dhe antiheleni­ste. Nacionaliz­mi dhe nazizmi i kësaj qeverie janë në fakt antiheleni­ke dhe antishqipt­are". Argumenti i shqiptarëv­e të Shkupit në konfliktin e tyre me sllavët është se Shkupi nuk mund të quhet "Maqedoni", sepse shqiptarët nuk identifiko­hen në këtë mënyrë", shkruhet në një pjesë të artikullit grek.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania