Gazeta Shqiptare

Vuçiç: S'ka zgjidhje për Kosovën, nëse Prishtina nuk bën kompromis

-

Mediat

serbe kanë vijuar të transmetoj­në fjalimin e para dy ditëve të Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ka të bëjë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. "Nëse Prishtina nuk dëshiron të bëjë kompromis, nuk do të ketë zgjidhje për Kosovën dhe pikë", tha dje presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, raporton gazeta "Novosti". "Ne do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët, në përpjekje për të zgjidhur problemet tona, pa marrë parasysh se asgjë nuk iu besoj, por ne nuk kemi zgjedhje tjetër", tha Vuçiç. Ai shtoi se në vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, më 23 mars shkon në Bruksel pa asnjë shpresë dhe se puna e tij është të mbrojë interesat e Serbisë. Thotë se është i gatshëm të dëgjojë këdo që ia tregon një zgjedhje tjetër, me kusht që të dijë të gjitha rrethanat që lidhen me këtë çështje, përcjell "Telegrafi". Vuçiç përsëriti se në prill do të dalë me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe thotë se si gjithmonë qëndron prapa asaj që ka thënë, por që gjithmonë do të mbajë për vete mundësinë për të përshpejtu­ar ose ngadalësua­r diçka, për shkak të specifikav­e të situatës politike të jashtme. "Është detyrë e imja t'u them njerëzve se çfarë mendoj për gjithçka që po ndodh. Askënd nuk e gënjej, edhe fuqive më të mëdha u them çfarë mendoj, prandaj më respektojn­ë personalis­ht si kryetar i Serbisë në të gjithë botën, sepse e dinë që gjithmonë përfaqësoj interesat e Serbisë", tha Vuçiç, duke theksuar se "qoftë vetëm ose me të gjithë juve, unë do të vazhdoj me çdo kusht, kurse popullit i mbetet ta pranojë, ose jo". Duke iu përgjigjur pyetjeve nëse do të ketë një referendum për çështjen e Kosovës, Vuçiç tha se çdo ndryshim në Kushtetutë e kërkon këtë dhe se populli do të vendosë për gjithçka. "Nuk do të jem i pakënaqur nëse do të detyrohem të hap rrugë, sepse detyrë e imja është të bëj atë që mendoj se është më e mira për Serbinë e jo të mendoj se si t'i shmangem popullit", tha presidenti serb.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania