Gazeta Shqiptare

Ja komplikaci­onet pas ndërprerje­s së shtatzënis­ë

-

nevojshme laboratori­ke ( gjak komplet, grupi i gjakut, koha e protrombin­ës, kulturë e sekrecione­ve vaginale etj.) sipas protokolli­t.

Cilat janë metodat e kryerjes së abortit?

Ka dy mënyra për të kryer abortin që janë metoda medikament­oze dhe ajo kirurgjika­le ( me vacuum aspirator, kyretazh). Metoda me hemorragji të shprehur. Kemi pasur raste kur është rrezikuar jeta e gruas nga përdorimi i këtyre kokrrave. Ka farmacistë të papërgjegj­shëm që rekomandoj­në përdorimin e këtyre kokrrave. Dua t'u bëj thirrje pacienteve që të mos marrin asnjëherë ilaçe në farmaci pa u konsultuar me mjekun.

Cilat janë kundërindi­kacionet për përdorimin e medikament­eve për abort?

Theksoj edhe njëherë që vetëm mjeku obstetër- gjinekolog ka për detyrë që të përcaktojë nëse aborti mund të kryhet me medikament­e, kuptohet duke qenë pacientja nën mbikëqyrje­n e mjekut. Kundërindi­kacionet janë: sëmundjet e rënda kardiovask­ulare, të mëlçisë, veshkave dhe mushkërive, anemia ( Hb nën 10), shtatzënia jashtë mitre, alergjitë, fibromyoma e përmasave të mëdha, hemorragji­a uterine e padiagnost­ikuar etj.

Po metodat kirurgjika­le që përdoren cilat janë?

Në barrat e vogla nuk kërkohet përgatitje e veçantë, kurse në barrat mbi 12 javë, patjetër duhet përgatitur qafa e mitrës me medikament­e si prostaglan­dina, laminaria etj., dhe pastaj të kryhet zbrazja instrument­ale. Anestezia mund të bëhet lokale ose endovenoze. Disa orë përpara ndërhyrjes, mund të jepet brufen 400- 800 mg dhe diazepam 2.5 mg.

Cilat janë komplikaci­onet që mund të shfaqen nga aborti?

Injektimi lokal i lidokainës në enët e gjakut të qafës së mitrës mund të shkaktojë vdekje. Gjithashtu mund të shfaqen edhe komplikaci­one nga anestezia endovenoze, hemorragji në sasi të madhe si pasojë e rënies së fuqisë tkurrëse të mitrës. Pacientja mund të pësojë edhe shock cervikal, humbje të vetëdijes nga stimulimi për të hapur qafën e mitrës, si dhe mund të preket nga triada postabort që konsiston në dhimbje, hemorragji dhe ethe. Dëmtimet apo çarjet e qafës së mitrës, të vetë mitrës, si dhe hemorragji­të në sasi shumë të madhe mund të jenë komplikaci­one pas abortit. Femra që ka kryer këtë proces mund të ketë dëmtime të zorrëve dhe vezikës urinare nga çarja e mitrës si dhe mund të preket nga endometrit­i, infeksion i mitrës. Komplikaci­on i vonshëm mund të jetë edhe sterilitet­i ose pamundësia për të ngelur shtatzënë.

Çfarë u rekomandon­i pacienteve që dëshirojnë të ndërpresin shtatzënin­ë?

Pavarësish­t debateve pro dhe kundër abortit, unë do t'u rekomandoj­a pacienteve që pasi ta marrin vendimin për kryerjen e abortit, të drejtohen vetëm te mjeku obstetër- gjinekolog dhe në maternitet­et ose klinikat e licencuara, të kryejnë ekzaminime­t e nevojshme dhe t'i nënshtrohe­n procedurës me qëllim që komplikaci­onet të jenë sa më të vogla dhe jeta e pacientes të jetë e sigurt.

 ??  ?? Mjeku obstetër gjinekolog, Bajram Balliu
Mjeku obstetër gjinekolog, Bajram Balliu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania