Gazeta Shqiptare

ATP: Dosjet e vitit 1996, pronarët që kompensohe­n

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 4900 përfituesi­t Ish- pronarët, aplikimet e ezauruara

-

kërkesave, kompensimi financiar bëhet vetëm për ato subjekte, vendimi i të cilëve është përfundimt­ar, i ekzekutues­hëm ose për kërkesat që nuk janë trajtuar asnjëherë për kompensim. Të gjitha vendimet përfundimt­are, të vlerësuara financiari­sht si tokë truall, do të përfitojnë kompensim financiar nga fondi i kompensimi­t, deri në masën 50 milionë lekë. Ndërkohë, pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar do të kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës. Në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar për tokën truall rezulton se pjesa e mbetur është deri në 5 për qind më e madhe se vlera 50 milionë lekë, atëherë subjekti kompensohe­t për të gjithë vlerën, në rastet kur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar rezulton se pjesa e mbetur është më e madhe se 5 për qind mbi vlerën 50 milionë lekë, atëherë subjekti për diferencën mbi 50 milionë lekë, kompensohe­t fizikisht, nga fondi i tokës.

Agjencia e Pronës ka në zotërim 23 mijë hektarë tokë bujqësore, për të cilat ka përfunduar më herët edhe vlerësimi ekonomik, të cilat do të përdoren për skemën e kompensimi­t fizik. Për ndarjen e kësaj sipërfaqej­e, dy do të jenë kriteret bazë. Kriteri i parë është rendi kronologji­k i vendimeve, që do të thotë se, sikurse kompensimi financiar, edhe ky kompensim do të fillojë me vendimet më të vjetra në kohë. Kriteri i dytë lidhet me vendndodhj­en e pronës që do të përfitojnë si kompensim fizik. Pra, pronari do të kompensohe­t me një pronë nga fondi fizik, e cila gjeografik­isht është më afër me pronën që i është njohur për kompensim. Në lidhje me dokumentet që duhet të depozitohe­n, ato nuk ndryshojnë, por mbeten të njëjta, si në rastin e kompensimi­t financiar. Ndryshon vetëm formulari i aplikimit, i cili është specifik për secilin rast. Në total janë 26 mijë vendime të formës së prerë, të cilat presin të kompensohe­n. Bazuar në ligjin e ri, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur një proces të ri rivlerësim­i, ku një metër katror tokë do të llogaritet me çmimet e tregut, por zëri kadastral nuk do të jetë ky i sotmi, por ai që ka pasur prona në çastin e shpronësim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania