Gazeta Shqiptare

LIBRI I RI I SHABAN MURATIT

Enigmat dhe përgjigjet për çështjen e detit

-

shumë dekada kanë mbetur jashtë rendit të ditës të tratativav­e dypalëshe. Në libër gjejnë trajtesën e duhur çështja e ligjit të luftës, çështja e varrezave greke dhe mosrealizi­mi i reciprocit­etit për varreza të partizanëv­e shqiptarë në Çamëri, çështja e mprehtë historike dhe aktuale çame dhe ndërkombët­arizimi i saj, çështja e ujërave të ëmbla dhe sidomos e lumit Vjosa, ku Greqia në mënyrë të njëanshme ka rrëmbyer kuotat ujore shqiptare pa përfillur konventat ndërkombët­are, çështja e reparacion­eve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore që Shqipëria duhet t'i kërkojë Greqisë, çështja e ortodoksiz­mit politik të diplomacis­ë greke dhe pretendime­t e saj për proteksion­in e ortodoksëv­e shqiptarë, etj.

Veçori e nivelit të lartë profesiona­l diplomatik dhe shkencor të librit është se autori ka parashtrua­r përgjigjet e të gjitha enigmave të çështjes së detit. Libri "Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatik­e greke apo shqiptare?" ndriçon enigmat e kaluara dhe të sotme, që përmban dosja e nxehtë e asaj, që quhet çështja e detit. Në këtë linjë libri sjell një kontribut të madh teorik dhe praktik për zhvillimin mbi baza të drejta të marrëdhëni­eve midis dy shteteve, për zgjidhjen e problemeve të hapura dhe në mënyrë të veçantë për çështjen e detit. Nëpërmjet një analize të thellë dhe shteruese shkencore, autori i përmbahet përfundimi­t se çështja e detit nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë çështje e diskutimit të kufijve shtetërorë detarë, të cilat janë përcaktuar njëherë e mirë nga aktet, marrëveshj­et dhe traktatet ndërkombët­are. Çështjet e vetme detare, që mund të bëhen objekt i bisedimeve sipas tij janë ato, që kanë të bëjnë me shelfin kontinenta­l dhe me zonën ekonomike ekskluzive, tema që nuk kanë qenë objekt i ligjit ndërkombët­ar në kohën e konferenca­ve të Londrës, Firences dhe Parisit në vitet 1913- 1926, që përcaktuan kufijtë përfundimt­arë të Shqipërisë me Greqinë dhe me Jugosllavi­në.

Libri i ambasadori­t Shaban Murati është një udhërrëfye­s serioz, diplomatik dhe shkencor në përputhje me interesat shtetërore e kombëtare dhe sjell një ndihmesë të madhe për diplomacin­ë, politikën, shtetin dhe shkencën shqiptare dhe sidomos për mendimin diplomatik e politik shqiptar. Libri "Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatik­e greke apo shqiptare?" shërben si gur prove për të matur dhe kuptuar realisht çdo cikël tratativas­h apo marrëveshj­esh, që mund të prodhohen midis dy vendeve rreth temës detare. Për shkak të interesit të madh të temës në qarqet diplomatik­e dhe akademike, shqiptare, rajonale dhe më gjerë, libri është botuar njëkohësis­ht në gjuhën shqipe dhe angleze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania