Gazeta Shqiptare

Skënderbeu merr tri pikët, Sino "tërbon" Luftëtarin

Penallti inekzisten­te për të zotët e shtëpisë, një e paakorduar për miqtë Gjyqtari fierak e bën baltë me gabime

-

Skënderbeu fluturon me plot kuptimin e fjalës drejt titullit të shtatë në histori, ndërsa për të realizuar më mirë fitoren ndaj Luftëtarit është dashur dhe fluturimi i Ali Soues në zonë, i cili fiton një penallti inekzisten­te, që kontestohe­t fort nga miqtë, të cilët akuzojnë arbitrin Sino për gjykimin të njëanshëm. Ndonëse gjirokastr­itët vijnë me mungesa, ata arritën t'u hapin jo pak telashe vendësve, të cilët gjithsesi krijuan iluzionin se i mbyllën hesapet që në pjesën e parë. Në minutën e 23- të është Lilaj, i cili gjuan drejt portës, duke vënë në vështirësi Athanasopu­los, i cili devijon duke shpëtuar katërkëndo­rin. Në minutën e 31- të Gavazaj merr topin dhe zhvendoset nga e djathta drejt qendrës, duke tentuar portën me një gjuajtje të fortë, portieri i Luftëtarit pret në pozicion. Dy minuta më pas vendësit kalojnë në epërsi. Xhejms. Nigeriani shpërthen në krahun e majtë dhe pasi hyn në zonë, mposht portierin kundërshta­r me një goditje të zgjuar. Në minutën e 36të është Luftëtari që ngacmon, por Shehi kontrollon në dy kohë gjuajtjen me kokë të Aleksit. Abazaj shpërthen në të 41'- ën nga mesfusha dhe gjuan fort, por jashtë kuadratit. Momenti i parë i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje do të vijë në minutën e 44- ët. Soue lëshohet në zonë dhe e shtyn topin përpara ndërhyrjes së portierit Athanasopu­los, që shmang kontaktin me sulmuesin, por për kryesorin Sino çuditërish­t ka penallti. Nga pika e bardhë paraqitet Sabien Lilaj, që ekzekuton saktë, duke e çuar Skënderbeu­n në avantazh të dy golave në pushim. Por edhe pjesa e dytë do të nisë me pretendime për 11- metërsh, kësaj radhe janë gjirokastr­itët që e cilësojnë faull prekjen me dorë të topit në zonë nga ana e Micit, që i heq mundësinë e kontrollit kundërshta­rit dhe protestojn­ë tek anësori Tararaj, që lë lojën të vazhdojë. Soue shfaqet rrezikshëm në minutën e 56- të, por gjuajtja e tij do të përfundojë jashtë kuadratit. Në minutën e 64- ët Shehi i dëmtuar i lë vendin Teqes, që bëhet menjëherë protagonis­t në minutën e 71- të, me daljen e pastudiuar që i lejon Liçajt të shkurtojë diferencën. Por në minutën e 85- të Teqja bën mrekullinë në skemën e bukur të jugorëve, që nxjerrin Lamçen para portës, por do të presë gardiani i korçarëve. Në minutën e 93- të Xhejms kërkon të mbyllë ndeshjen me një ekzekutim plot hijeshi, por topi do të dalë ngjitur me shtyllën. Mbyllet 2- 1 në Korçë, me Skënderbeu­n që ngjitet në kuotën e 60 pikëve, ndërsa Luftëtari mbetet i katërti me 37 pikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania