Gazeta Shqiptare

Pakti detar me Greqinë, Meta: Një proces solid e kushtetues

Presidenti flet pas autorizimi­t, Krisafi u shtohet negociator­ëve

-

besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderue­shme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetues­e", u shpreh Presidenti Meta. Në listën e grupit negociator është shtuar edhe profesori i së drejtës ndërkombët­are, Ksenofon Krisafi, për të cilin Meta tha se "ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalit­et me mjaft eksperienc­ë në drejtësinë ndërkombët­are". Pyetjet Z. President, lidhur me plotfuqish­mërinë, ajo që u vu re në njoftimin për shtyp ishte fakti që ju i kërkoni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. Kjo tregon që në informacio­nin e ardhur nuk është, le të themi, plotësisht i zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, apo është një parantezë që ju i bëni që të jenë të kujdesshëm?

Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpuni­m mjaft konstrukti­v dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetues­e, por edhe tekniko- ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshj­e të drejtë me Greqinë.

A i përmbushi të gjitha kërkesat tuaja ministri Bushati?

Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderue­shme dhe jemi në një proces tashmë, do të thosha, mjaft solid nga pikëpamja kushtetues­e.

U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëri­të? Sipas jush, duhet të ishte që në fillim pjesë e stafit?

Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime, për arsye sepse është një personalit­et në fushën e së drejtës ndërkombët­are, por edhe me mjaft eksperienc­ë për raste të tilla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania