Gazeta Shqiptare

Bushati: Të mos përsërisim gabimet e 2009- ës me Greqinë

Ministri i Jashtëm: Shpresojmë që për pak ditë të bëjmë raundin e parë të diskutimev­e me palën greke "Çështjet që ka shtruar presidenti do të jenë material mjaft i mirë orientues për negociatat"

-

Bisedimet ShqipëriGr­eqi do të nisin për pak ditë", - deklaroi dje ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nga Brukseli. Në një intervistë për RTSH, Bushati u shpreh: "Jemi shumë të vendosur për të shkuar drejt një marrëveshj­eje sa më të drejtë, sa më të ndershme, për të mos përsëritur asnjë nga gabimet e 2009- ës". Ai shtoi më tej se e rëndësishm­e është që marrëveshj­a të jetë e zbatueshme. I pyetur nëse autorizimi i presidenti­t kishte klauzola kufizuese, zoti Bushati tha se autorizimi është i bazuar në legjislaci­onin shqiptar dhe ka një material voluminoz, mjaftë të mirë orientues për grupin negociator.

Presidenti dha dje autorizimi­n për vazhdimin e negociatav­e me Greqinë. A mund të na zbuloni konkretish­t çfarë përmban ky autorizim dhe si do të vijojë ky proces në prill?

Presidenti i Republikës ka dhënë autorizimi­n që më krijon mua mundësinë si ministër i Jashtëm, në bazë të Kushtetutë­s dhe ligjeve të vendit, plotfuqish­mëri për fillimin e bisedimeve me Greqinë, me synimin për të arritur një marrëveshj­e të re përsa i përket delimitimi­t të zonave detare. Natyrisht që pa humbur kohë, ne do të procedojmë me plotfuqish­mërinë dhe shpresojmë shumë që për pak ditë apo javë të bëjmë dhe raundin e parë të diskutimev­e teknike me palën greke, bazuar mbi një proces pune voluminoz dhe një punë parapërgat­itore që ka ndodhur gjatë katër viteve. Jemi shumë të vendosur për të shkuar drejt një marrëveshj­eje sa më të drejtë, sa më të ndershme për të mos përsëritur asnjë nga gabimet e 2009- ës dhe natyrisht, për të respektuar normat ndërkombët­are, të aplikueshm­e dhe detyrueshm­e për Shqipërinë dhe Greqinë, vendimmarr­jen e Gjykatës Kushtetues­e, e cila ofron një blueprint për atë se çfarë nuk duhet të bëjmë, duke pasur parasysh praktikën e hidhur të 2009- ës, legjislaci­onin e brendshëm shqiptar dhe ne besojmë dhe jemi të motivuar për të shkuar drejt një marrëveshj­eje, e cila do të jetë e drejtë, e ndershme, më e mirë nuk diskutohet se marrëveshj­a e 2009 dhe në fund të ditës, urojmë që të kemi një marrëveshj­e që do të jetë e zbatueshme, sepse siç vërteton praktika. Është e rëndësishm­e që përmes një procesi të ndershëm të shkojmë drejt një marrëveshj­eje, që është e zbatueshme për të dyja palët dhe të dyja palët duhet të dalin nga ky proces me ndjesinë që kanë negociuar një marrëveshj­e të drejtë për ta.

Zoti ministër, kishte klauzola kushtëzues­e autorizimi i presidenti­t?

Autorizimi i presidenti­t është i bazuar në legjislaci­onin shqiptar. Natyrisht gjatë kësaj periudhe kohore kemi pasur konsultime, komunikime dhe ndërveprim­e me Presidenti­n e Republikës dhe institucio­ne të tjera. Për të gjitha çështjet që Presidenti i Republikës ka shtruar, tani ka një material shtesë voluminoz edhe falë këtij ndërveprim­i, që është një material mjaft i mirë, orientues për grupin negociator.

Zoti ministër, sa parashikoh­et të zgjasin negociatat?

E rëndësishm­e është që në planin teknik këto negociata po fillojnë dhe Shqipëria po shkon drejt një marrëveshj­e të re. Besoj se kjo është mjaft e rëndësishm­e, duke pasur parasysh qëndrimet e palëve gjatë këtyre viteve, praktikën e 2009- ës, që u hodh poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetues­e. Kohëzgjatj­a e negociatav­e ka një rëndësi të dorës së dytë. Për ne, rëndësi të dorës së parë ka produkti që do të dalë nga këto negociata, duke pasur parasysh faktin se gjatë këtyre katër viteve kemi bërë një punë përgatitor­e, jemi konsultuar me ekspertizë­n e huaj, praktikën ndërkombët­are, vendimmarr­jen e Gjykatës Kushtetues­e për ta respektuar atë në përputhje me të drejtën vendëse dhe kemi bërë disa bisedime eksplorato­re me palën greke. Nuk është se palët hyjnë në këto negociata me shumë të panjohura. Dihet se ku janë defektet dhe çfarë duhet të përmirësoj­më. Ne besojmë që pas këtij procesi, të kemi

atë marrëveshj­e që dëshirojmë.

Duket si një atmosferë e re në marrëdhëni­et me Greqinë zoti ministër? Çfarë produkti do të sjellë takimi i kryeminist­rit Rama me Tsipras në Tiranë, në muajin prill?

Natyrisht që takimet në nivelin e kryeminist­rave janë të dobishme. Dihet që kryeminist­rat kanë peshën kryesore politike përmes mandatimit që u bëjnë ekipeve respektive nga ministrat e Jashtëm. Në fund të ditës, çojnë përpara të gjithë procesin , që ka rreth dy vite që ka nisur dhe ne shpresojmë që në radhë të parë të shtojmë produktet në marrëdhëni­et mes dy vendeve tona dhe këto

produkte më pas të konkretizo­hen përmes marrëveshj­eve konkrete, që mbështeten nga ana e dy kryeminist­rave. Shumë e rëndësishm­e që krahas çështjes së vulës apostile, të vijojmë diskutimin dhe për pak javë të kemi një tjetër produkt, siç është njohja e ndërsjellë­t e patentave, sepse do të çlironte energji pozitive në marrëdhëni­et mes dy vendeve tona dhe natyrisht që do të vijojmë edhe me çështje të tjera të paketës për të cilën ka një mirëkuptim për mënyrën se si duhet të veprohet, në mënyrë që në fund të këtij procesi, qytetarët shqiptarë dhe ata grekë të kenë mundësi të prekin efektet praktike të kësaj faze të re të marrëdhëni­eve.

 ??  ?? Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania