Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Duam negociatat, i dimë problemet. Mogherini: Ju mbështesim

Kryeminist­ri në Bruksel, kërkon mbështetje nga "Miqtë e Shqipërisë" Shefja e BE: Lufta ndaj krimit, një betejë që vijon

- Darina Tanushi

Përfaqësue­sja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini shprehu dje, besimin se Komisioni Europian në 3- 4 muajt që vijnë do të japë një rekomandim të pakushtëzu­ar pozitiv për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë. Në dëgjesën me grupin "Miqtë e Shqipërisë në Parlamenti­n Europian", ku ishte i pranishëm edhe kryeminist­ri Edi Rama, Mogherini shprehu po ashtu besimin se "Këshilli Europian do të vendosë në qershor që të çelë negociatat e më pas të fillojë dialogu". "Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një proces integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe nuk është një favor që ne bëjmë, është një çështje interesash edhe për vetë BE- në",tha Mogherini. Në fjalën e saj, Mogherini foli me entuziazëm për progresin e arritur deri tani, duke cituar reformën në drejtësi dhe politikat në çështjet e jashtme si shembuj kryesorë. Ajo tha në këtë takim se "nuk bëhet fjalë thjesht për plotësim proceduras­h. Në fakt, ajo që shoh është një vendosmëri dhe përkushtim i madh, një ndjesi e të qenurit europian. Është dëshira dhe aspirata për të qenë pjesë e BE- së, kjo energji që ne këtu në Europë kemi kaq shumë nevojë, veçanërish­t në kuadrin e trendit politik aktual. Kjo na kujton se çfarë është mbi të gjitha BE- ja". Ajo i tha Ramës se "në aspektin e rezultatev­e të arritura në procesin e reformimit, veçanërish­t në reformën në drejtësi dhe politikën e jashtme, Shqipëria ka bërë gjëra të pabesueshm­e në vitet e kaluara dhe po lëviz në drejtimin e duhur. Nuk mungon asnjë lidhje. Jemi të gjithë 100% në të njëjtën anë". "Lufta kundër krimit të organizuar është një luftë që shumë vende e disa prej vendeve anëtare po e bëjnë në faza të ndryshme", nënvizoi ajo. "Dua të them se reformat e bëra janë të jashtëzako­nshme dhe me rëndësi. Besoj se është e qartë se ju i shihni problemet që ende ka vendi juaj. Ky është një proces, dhe vetingu është një reformë që po prodhon rezultate. Lufta ndaj krimit të organizuar është një betejë që vijon edhe ne vende të tjera. Duhen pranuar që problemet ekzistojnë, dhe të punojmë së bashku për t'i zgjidhur ato",- tha Mogherini. "A jemi gati të ecim përpara, sepse mendoj që është korrekte të themi se rreziku i të mos lëvizurit përpara është të mos rrëzohemi. Nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor nuk është aspak në interes të rajonit e aspak në interes të BE- së",deklaroi zyrtarja e lartë e BE.

KRYEMINIST­RI

Nga ana e tij, kryeminist­ri Edi Rama u shpreh: "Nuk po them se jemi gati për anëtarësim që sot dhe as po

kërkojmë ndonjë dhuratë apo kënaqësi të pamerituar. Po them vetëm se ka ardhur koha të hapim bisedimet, sepse e meritojmë. Gjërat i kemi bërë një nga një dhe saktësisht sipas udhëzimeve, jo sepse kështu na kërkoi Brukseli, por sepse kështu është mirë për vendin dhe brezin e ardhshëm". "Ne mendojmë se meritojmë plotësisht çeljen e bisedimeve për anëtarësim",- tha Rama, që në nisje të fjalës së tij. Rama tha se rajoni i Ballkanit sot është i është përkushtua­r tërësisht projektit europian. Kryeminist­ri u bëri eurodepute­tëve një paraqitje të përmbledhu­r të viteve të vështira që ka kaluar Shqipëria dhe po ashtu vendosmëri­së e vullnetit që ka për t'u anëtarësua­r në mesin e 28 vendeve të BE- së. Duke iu folur për reformën në drejtësi dhe garancitë që ka ky proces përmes ONM- së, Rama u shpreh: "sot, së paku 17 pesha të rënda të sistemit të vjetër janë tërhequr. Nuk kanë hyrë në procesin e vetingut, ndaj në një farë mënyre janë vetëpërjas­htuar, duke nisur nga ishProkuro­ri i Përgjithsh­ëm dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues­e e të Gjykatës së Lartë, që është një ndryshim i jashtëzako­nshëm". Rama kujtoi që ky ishte kusht i komisionit në 2016. "Ne kemi "Kemi probleme me korrupsion­in, kemi probleme me krimin e organizuar, kemi probleme me ndërtimin e institucio­neve dhe kjo është arsyeja pse duam të nisim bisedimet e të hyjmë në një fazë të re, e cila do të japë shumë herë më tepër ndikim edhe vetë komisionit dhe do të jetë një përgjegjës­i shumë herë më e madhe për të gjithë ne",- u shpreh Rama.

probleme me krimin e organizuar, por asgjë të veçantë, ne këtë luftë duhet ta bëjmë, ashtu siç të gjitha vendet që e kanë kaluar këtë. Ne nuk po vijmë këtu të themi që duam të bëhemi anëtarë, sepse e dimë që nuk jemi të gatshëm të bëhemi anëtarë. Kemi probleme me korrupsion­in, kemi probleme me krimin e organizuar, kemi probleme me ndërtimin e institucio­neve dhe kjo është arsyeja pse duam të nisim bisedimet e të hyjmë në një fazë të re, e cila do të japë shumë herë më tepër ndikim edhe vetë komisionit dhe do të jetë një përgjegjës­i shumë herë më e madhe për të gjithë ne",- u shpreh Rama. "Kështu, dua ta përmbyll, dua të them që Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë. Nuk po kërkon asnjë lloj favori që nuk e meriton. Po kërkojmë thjesht çeljen e negociatav­e, sepse e meritojmë. Kemi bërë një nga një çdo gjë që është e shkruar në fletoren e detyrave të Shqipërisë dhe e kemi bërë sipas rregullave aty",- u shpreh Rama. Më tej ai shtoi se, "duam të sigurohemi që ata që janë më skeptikë të kuptojnë që çelja e negociatav­e me Shqipërinë nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por është thjesht çelja e një procesi që do ta bëjë Europën më të fortë".

 ??  ??
 ??  ?? Përfaqësue­sja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini me kryeminist­rin Edi Rama
Përfaqësue­sja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini me kryeminist­rin Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania