Gazeta Shqiptare

Kreu i PE- së, Tajani: Trafiku i drogës duhet shkulur nga rrënjët

-

Kryetari

i Parlamenti­t Evropian, Antonio Tajani tha dje, se siguria e Shqipërisë është siguria e Evropës. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e "Miqve të Shqipërisë" në Parlamenti­n Evropian, ai vlerësoi bashkëpuni­min me Guardia di Finanza të Shqipërisë duke nënvizuar se fenomeni i trafikut të drogës duhet "shkulur nga rrënja". Ai theksoi se në Ballkan përveç rrezikut terrorist, ka edhe interesa financiare që synojnë kolonizim financiar për të prishur natyrën e Ballkanit Perëndimor. "Siguria e Evropës lidhet edhe me sigurinë e Shqipërisë. Plani i veprimit kundër krimit të organizuar që Rama ka nisur, duhet të nënvizohet. Unë e çmoj bashkëpuni­min me Guardia di Finanza kundër trafikut të drogës. Ne e dimë që kjo është një plagë që duhet të kurohet. Duhen shkulur me rrënjë arsyet që na kanë sjellë deri në këtë situatë dramatike. Nuk mund të tolerojmë më dhe as nuk mund të lejojmë që të mos dënohen këto fenomene",- u shpreh Tajani. "Jam shumë i shqetësuar çfarë po ndodh në Ballkan. Po përpiqen të ndryshojnë morfologji­në, praninë e besimeve financiare në Ballkan. Ka prani të shumtë financiare që ka disa qëllime se duan ta nxjerrin Ballkanin nga rrethi i miqësisë në Evropë", u shpreh kreu i PEsë. Tajan vlerësoi si një mesazh shumë të mirë edhe modelin e bashkëjete­sës fetare në Shqipëri, ku nuk ekziston problemi i përkatësiv­e të besimit fetar, ku të krishterët dhe myslimanët frekuentoh­en me njëri- tjetrin, xhamia është pranë kishës. Duhet që Ballkani të jetë një rajon paqeje, tha ai duke nënvizuar se "ne duam të ndalojmë faktin që Ballkani të mos mund të zgjedhë lirisht që të jetë pjesë e BE- së në të ardhmen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania