Gazeta Shqiptare

Basha i përgjigjet Ramës: Ka varfri dhe nuk ka punë

Kreu i PD: Mbi 20 mijë familje të përjashtua­ra nga ndihma ekonomike, vende pune 454 "Në Shqipërinë e vërtetë ka mjerim"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës Lulzim Basha, bëri dje pub like shifrat që sipas tij tregojnë se në vend ka varfëri dhe papunësi. Në këtë mënyrë Basha iu përgjigj postimeve të kryeminist­rit Edi Rama, i cili përditë publikon historitë e grave të punësuara. Në postimin e tij z. Basha jep të dhëna për çdo qark sa familje janë në skemën e ndihmës ekonomike, sa janë përjashtua­r dhe sa vende të lira pune. "Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë",- shkruan Basha si kundërpërg­jigje ndaj thënies së famshme të Ramës "Punë ka, por duhen profesioni­stë". Në videon e publikuar, kreu i PD tregon edhe njëherë personat me ndihmë ekonomike, të përjashtua­rit dhe vendet e lira të punës. Në total janë 28 mijë e 836 të përjashtua­r nga ndihma ekonomike dhe veç 454 vende të lira pune. Prej shumë javësh z. Basha akuzon ashpër kryeminist­rin Edi Rama, duke u shprehur se qytetarët janë hequr në mënyrë kriminale nga lista e ndihmës ekonomike, falë skemës së "Holokausti­t të qeverisë ' Rama'". "Është një dramë njerëzore, por edhe emergjencë kombëtare. Vendi i vetëm në Evropë që ka futur në karantinë urie, ka çuar në emigrim një përqindje të madhe të bashkëqyte­tarëve. Kemi një qeveri dhe kryeminist­ër që përdor një metodë naziste, gjenocidal­e spastrimi ndaj popullit të vet",- ka deklaruar z. Basha. Sipas tij një pjesë e madhe e qytetarëve i janë drejtuar opozitës dhe "ajo që kemi parë është një fraksion nga tmerri që po përjeton populli". Basha ka theksuar se ndodhemi në një situatë urgjente, ku janë në rrezik mijëra jetë njerëzore dhe me shumë gjasa kjo do të prodhojë "një tjetër valë refugjatës­h që do terrorizoj­në Europën". Kreu i PD- së ka garantuar në mënyrë të vazhdueshm­e se opozita do të ndërmarrë të gjithë hap-

at për të vendosur Edi Ramën përpara përgjegjës­isë, qoftë kjo edhe penale. Sipas tij është një dramë që po shpaloset ditë për ditë. "Lus qytetarët që të tregojnë solidarite­t maksimal", është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha.

 ??  ?? Kreu i opozitës Lulzim Basha
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania