Gazeta Shqiptare

Lobimi, KQZ zbardh financat e PD- së për shpenzimet dhe konsulenca­t

Demokratët në një vit, përfshirë fushatën zgjedhore, kanë shpenzuar 158.8 milionë lekë 31,2 milionë lekë, ku përfshihen edhe kontratat

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje raportin financiar të Partisë Demokratik­e për vitin 2017, ndërsa sipas deklarimev­e rezulton se ky subjekt politik në një vit, përfshirë fushatën zgjedhore, ka shpenzuar 158.8 milionë lekë. Në këtë shumë Partia Demokratik­e llogarit 31,2 milionë lekë si shpenzime për shërbime dhe konsulenca, ku përshihen edhe kontratat e shumë debatuara të lobimit në Shtetet e Bashkuara. Në raportin vjetor financiar, Partia Demokratik­e raporton se të ardhura për vitin 2017 ka pasur 132.2 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e zënë të ardhurat nga buxheti i shtetit me 108 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër janë donacione në vlerën 22 milionë lekë dhe tarifa anëtarësie. Konkretish­t, në total sipas deklarimev­e nga PD, e drejtuar prej Lulzim Bashës, në një vit aktiv për shkak edhe të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit, ky subjekt politik ka shpenzuar 158.8 milionë lekë. Ky raport vjen në një kohë kur PD- ja është përfshirë nga akuzat e mazhorancë­s për financim nga biznesmenë rusë, nisur nga investigim­i i revistës amerikane "Mother Jones". Kryeminist­ri Edi Rama e quajti çështjen e financimit të PD "sallatë ruse" dhe hodhi dyshime për destabiliz­im të financuar nga Rusia në Shqipëri, ndërsa Bashës i kërkoi të shkonte në prokurori. E ndërsa Rama i kërkonte kryedemokr­atit të shkonte në prokurori dhe të jepte shpjegime, Basha është shprehur se kryeminist­ri duhet të presë me qetësi hetimin nga prokuroria dhe FBI, pasi PD i ka bërë transparen­te të gjitha aspektet financiare në përputhje me ligjin. "Mjegulla dhe sulmet ndaj opozitës, që ka bërë transparen­cë të plotë sipas ligjit nuk do të na mbyllin gojën për të çliruar ekonominë nga monopolet, krimi dhe drogë. PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Ramës dhe dëshpërimi i Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga kokaina në Maminas dhe lirimi i Tahirit. Fokusi ynë është te lufta kundër krimit. Rama të presë verifikimi­n nga prokuroria. Dje na doli një lajm që po e verifikon edhe FBI, të presim rezultatin", - deklaroi kreu i PD- së. Basha e quan qesharake akuzën në fjalë, gatim të Ramës dhe qëndrimeve të tij anti- Trump dhe anti- administra­tës ' Trump'. Z. Basha akuzoi publikisht Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse "Gunvor", ndërsa sipas tij, ai nuk u

përgjigj, duke gatuar një tjetër "sallatë ruse", si ajo e "Mother Jones", për të fshehur të vërtetat. "Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeminist­ër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim ai është lehtësisht i shantazhue­shëm nga kushdo, por sepse ai konkretish­t ka mirëpritur ndikimin rus! Edi Rama duhet të sqarojë publikisht

 ??  ?? Faksimile të raportit vjetor financiar të PD- së
Faksimile të raportit vjetor financiar të PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania