Gazeta Shqiptare

Falen kreditë e banesave për mbi 1084 familje

Enti Shtetëror i Banesave, "fshirja" për periudhën 1995 e deri më 31 dhjetor të vitit 2015 Kategoritë përfituese, çlirohen nga 609 milionë lekë detyrim

-

Qeveria shqiptare do të falë kreditë për 1084 familje që përfshijnë vitin e largët 1995 e deri më 31 dhjetor të vitit 2015, kryesisht familje të prekura nga përmbytjet dhe që kanë përfituar banesa nëpërmjet Entit Shtetëror të Banesave. Në relacionin që shoqëron projektlig­jin e depozituar në parlament dhe që pritet të kalojë në komisionet përgjegjës­e theksohet se pjesa më e madhe e familjeve janë të varfra dhe nuk mund t'i shlyejnë kreditë. Lista e banorëve përfitues shtrihet në Has, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier dhe me një total prej rreth 609 milionë lekësh.

RELACIONI

Për pikën ku përcaktohe­t falja e detyrimeve të mbetura të kredisë për familjet në Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë të shpërngulu­ra nga ndërtimi i Hidrocentr­alit të Fierzës sqarojmë se kredia është akorduar për mënjanimin e dëmeve të përmbytjes së dhjetorit 1995. Kredia iu kalua për t'u trajtuar nëpërmjet EKB- së. Në vitin 2006, me urdhrin nr. 225, datë 19.9.2006, të kryeminist­rit është ngritur një grup ndërminist­ror për verifikimi­n e listës së familjeve të përmbytura nga Hidrocentr­ali i Fierzës. Nga sa është bërë e ditur nga puna e kryer nga ky grup lidhur me këtë problemati­kë, nuk është arritur një konkluzion apo zgjidhje përfundimt­are. Për këtë proces nuk disponohet material. Nga familjet banuese në këto banesa është ngritur shqetësimi dhe pretendimi se e kanë të pamun- dur shlyerjen e detyrimeve ( paradhënie­s apo paradhënie­s dhe një pjese të kredisë). Arsyet që paraqesin janë si më poshtë: - Paaftësia paguese. Pjesa më e madhe e familjeve kanë deklaruar se jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë mundësi financiare për shlyerjen e kredisë. - Kërkohet falja e kredisë me arsyetimin se banesat e tyre dhe tokat e përmbytura në vendin e origjinës kanë një vlerë më të madhe se vlera e kredisë. Me fondin e vënë në dispozicio­n, me vlerë 150 000 lekë për frymë nuk mund të përfundoni­n ndërtimin e banesës dhe se për këtë janë detyruar të përdorin fonde të tjera. Kjo ka ndikuar në pamundësin­ë e shlyerjes së vlerës së kredisë. Nga ana tjetër, Enti Kombëtar i Banesave ka hapur procese gjyqësore, duke kërkuar kthimin e vlerave të tërhequra nga këta qytetarë. Por, në këtë proces të ndjekur nga Enti kanë rezultuar shumë pengesa për arsyet e mëposhtme: shpenzimet gjyqësore për hapjen e padive dhe pagimin e tatimit

Detyrimet e institucio­neve shtetërore dhe përgjegjës­itë e të tretëve lidhur me të drejtën për strehim, në mënyrë të përmbledhu­r janë si më poshtë:

E drejta për strehim duhet të respektohe­t pa diskrimini­m.

E drejta për strehim duhet të jetë objekt i një realizimi progresiv.

E drejta për strehim duhet të realizohet nga institucio­net shtetërore në mënyrë të menjëhersh­me ose në pamundësi, të dëshmohen përpjekjet dhe masat maksimale të ndërmarra për sigurimin e tij.

a) b) c)

për vlerën e kërkuar nëpërmjet çdo padie të ngritur rëndojnë shumë shpenzimet e EKB- së. Largimi i këtyre qytetarëve ( familjeve) në emigracion. Proceset gjyqësore janë mbyllur disa herë, pasi nuk gjenden adresat e sakta të këtyre qytetarëve, të cilësuar si "të paditur", nisur nga fakti se ata nuk kanë ndërtuar banesën në vendin ku ësh- të planifikua­r të ndërtohej, por janë larguar duke ndërtuar diku tjetër, ose duke mos ndërtuar fare. Përfaqësue­sit e EKB- së në disa qarqe kanë realizuar takime në bashkitë dhe ish- komunat përkatëse, por përgjigjja nga këto takime ka qenë se këta qytetarë janë larguar nga ajo komunë apo bashki. Njëkohësis­ht është kërkuar ndihmesë edhe nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile për të bërë të mundur marrjen e adresave të reja për qytetarët që kanë ndërruar adresat. Për kreditë e lëvruara për përmbytjet, kontratat nuk janë lidhur pranë noterit. Duke gjykuar se këto të dhëna dhe argumente do të jenë të vlefshme në funksion të gjetjes së një rrugëzgjid­hjeje për këtë problemati­kë, është propozuar përfshirja e kësaj pike në dispozitat transitore të projektlig­jit të ri të strehimit. Aktualisht, shuma e fondeve të dhëna nga buxheti i shtetit për përmbytjet konsideroh­et e vështirë dhe problemati­ke për t'u arkëtuar nga banorët, ndërsa heqja e këtyre detyrimeve nga bilanci nuk ka faturë financiare për buxhetin e shtetit apo për Entin Kombëtar të Banesave.

 ??  ?? Enti Shtetëror i Banesave
Enti Shtetëror i Banesave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania