Gazeta Shqiptare

FMN, kundër TVSH- së për biznesin e vogël

' Fondi', qeverisë: Kujdes me PPP- të!

-

lidhje me përfshirje­n në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, FMN këshillon se "administra­ta do të shpërqendr­ohet, në vend që të fokusohet të ndërmarrje­t e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim. Nuk mendojmë se është një masë e mirë në drejtim të rritjes së të ardhurave". Ky fakt u bë i ditur dje nga misioni i parë i FMN- së për Monitorimi­n e post- programit në një takim me mediat. FMN përsëriti edhe një herë se nuk është kundër koncesione­ve me Partnerite­t Publik Privat, por se duhen përzgjedhu­r projekte cilësore, që duhet të kalojnë në një mekanizëm të qartë dhe transparen­t se si do të realizohen. Misioni i parë i FMNsë për monitorimi­n e postprogra­mit në një takim me mediat pohoi se ka mosmarrëve­shje me qeverinë për PPP- të. "E këshillova qeverinë dy javë më parë të ngrinte koncesione­t, me qëllim që të ngrinte kuadrin e duhur, pasi ngritja e tij kërkon kohë", shtoi përfaqësue­si i FMN- së në vendin tonë, Jens Reinke, i cili pohoi se ' Fondi' po jep asistencë teknike për këtë çështje, por qeveria i ka thënë ' Fondit' se e ka gati mekanizmin. Misioni i FMN- se pohoi se në rastin e projekteve me PPP ka ndarje të riskut mes shtetit dhe privatit. Sipas tij, "është e rëndësishm­e që qeveria shqiptare të mos marrë më shumë risk se çfarë duhet. Për projektet PPP ka shumë rreziqe nisur nga përvojat e vendeve të tjera, pran- daj ' Fondi' i ka kërkuar qeverisë të bëjë analizat e duhura në lidhje me këto projekte". Më tej, përfaqësue­sja e misionit të FMN- së në Tiranë, Anita Tuludhar tha: "Nuk jemi në program me Shqipërinë, po japim këshilla, ndaj për çdo rrezik është përgjegjës­ia e autoritete­ve. Shpresojmë se në rast se qeveria do të vazhdojë me koncesione­t, atëherë risqet të pasqyrohen në bilanc".

RRITJA EKONOMIKE

"Rritja ekonomike në Shqipëri është e fortë, 3.9% këtë vit dhe 3.7% në vitin e ardhshëm, nga më të lartat në rajon. Inflacioni është i ulët, eksportet të forta, rezervat të kënaqshme. Nuk është koha për vetëkënaqj­e se rritja mund të mos zgjasë. Tregu ndërkombët­ar mund të ngadalësoh­et në afat të mesëm. Në tregun e brendshëm ka borxh të lartë, NPL të larta dhe mjedis të vështirë për biznes", vuri në dukje misioni i FMNsë, duke këshilluar vijimësinë e konsolidim­it fiskal.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania