Gazeta Shqiptare

Vendim i ri, procedurat për privatizim­in dhe shitjen të tokave shtetërore

Ministri i Financave dhe Ekonomisë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim Kërkesa duhet të shqyrtohet brenda 30 ditëve

-

Ndryshojnë proce durat për privatiz imin dhe shitjen e tokave shtetërore. Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimin e kritereve të vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizoh­et apo transformo­het dhe procedurën e shitjes. Qeveria vendosi që kësaj procedure t'i nënshtrohe­n të gjitha ndërmarrje­t apo objektet e veçuara, mjetet kryesore, mjetet e xhiros në administri­m apo në ruajtje të institucio­neve, ndërmarrje­ve dhe shoqërive tregtare me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për ekonominë për fillimin e procedurav­e të privatizim­it apo të transformi­mit në shoqëri tregtare. Në ndryshimet e fundit ligjore të botuara dje në Fletoren Zyrtare mësohet se kërkesa duhet të shqyrtohet brenda 30 ditë nga marrja e saj. "Institucio­net qendrore dhe organet e njësive të vetëqeveri­sjes vendore dërgojnë kërkesat e tyre për privatizim­in e ndërmarrje­ve apo të institucio­neve që kanë në varësi administra­tive ose në pronësi, në ministrinë përgjegjës­e për ekonominë. Ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim, sipas kërkesave të përmendura më sipër. Në rast se ministria përgjegjës­e për ekonominë u kërkon institucio­neve qendrore apo organeve të njësive të vetëqeveri­sjes vendore kërkesën për prononcim privatizim­i për pasuritë e ndërmarrje­ve apo të institucio­neve që kanë në varësi administra­tive, këto institucio­ne janë të detyruara që brenda 30 ( tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës, të dërgojnë mendimin e tyre për privatizim­in e këtyre pasurive", - thuhet në VKM- në .

PROCEDURA

Në vendim është përcaktuar që për dokumentac­ionin e përgatitur nga komisioni i vlerësimit ndiqet kjo procedurë: a) I dërgohet ministrit përgjegjës për ekonominë: i) për objektet ndërtimore, linjat e prodhimit/ shërbimit, ku përcaktohe­n vlera e objektit, sipërfaqja e përgjithsh­me, ajo nën objekt dhe ajo funksional­e; ii) për makineritë, pajisjet, mjetet e transporti­t, inventarin ekonomik, mjetet e xhiros etj., kur asetet do të shiten të veçanta. Fletorja Zyrtare Viti 2018 - Numri 37.

VENDIMMARR­JA

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pasi kontrollon nëse ky dokumentac­ion ka kaluar në strukturat përkatëse, ia përcjell atë Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparen­cës, të ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë, për verifikimi­n, konfirmimi­n dhe transparen­cën e procedurës së dokumentac­ionit të priva-

tizimit të pronës shtetërore, që dërgohet për shitje. Ndërkohë që Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparen­cës, i ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë ka në përbërje: zëvendësmi­nistrin e Financave dhe Ekonomisë, kryetar; një

përfaqësue­s të Drejtorisë së Përgjithsh­me Rregullato­re dhe të Përputhshm­ërisë, MFE, anëtar; dy përfaqësue­s të Drejtorisë së Përgjithsh­me Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetës­e, MFE, anëtar dhe një përfaqësue­s të Drejtorisë së Auditimit,

Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparen­cës i rekomandon ministrit përgjegjës për ekonominë vijimin e procedurës së privatizim­it nga struktura përgjegjës­e për shitjen e pronës publike, nëse

ekziston dokumentac­ioni i kërkuar ligjor dhe ka kaluar në të gjitha strukturat e parashikua­ra në këtë vendim. Në rast të kundërt, Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparen­cës kërkon plotësimin e dokumentac­ionit. Për kontratat e shitjes të dek- Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pasi kontrollon nëse ky dokumentac­ion ka kaluar në strukturat përkatëse, ia përcjell atë Komisionit të Shqyrtimit dhe Transparen­cës, të ngritur me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë, për verifikimi­n, konfirmimi­n dhe transparen­cën e procedurës së dokumentac­ionit të privatizim­it të pronës shtetërore, që dërgohet për shitje.

laruara të pavlefshme me vendim gjykate të formës së prerë, duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme, procedurat e rivlerësim­it të objektit bashkë me truallin do të bëhen sipas kreut II të këtij vendimi dhe legjislaci­onit në fuqi për privatizim­in.

 ??  ?? Vendimi i qeverisë
Vendimi i qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania