Gazeta Shqiptare

Toka me qira, afatet dhe çmimet e reja

Për sipërfaqet 200- 500 m2 është deri në 10 vjet

-

Personat

që duan të mar rin tokë shtetërore me qira do të përballen me afate dhe tarifa të reja. Kështu, për një sipërfaqet 200- 500 m2 afati i kontratës është deri në 10 vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 afati i kontratës është deri në 20 vjet. Kushtet e reja janë vendosur nga qeveria pas disa ndryshimev­e dhe shtesave në vendimin nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, "për përcaktimi­n e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore", të ndryshuar. Dokumentac­ioni për marrjen me qira që paraqesin konkurrent­ët i dorëzohet komisionit në orën e hapjes së konkurrimi­t dhe përmban: a) Kërkesën e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore, si dhe treguesit e konkurrimi­t, të parashikua­r sipas planit të biznesit. b) Plan- biznesin e hollësishë­m për vënien në funksionim të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacio­ni i mëposhtëm: identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktiviteti­t që kryen. Përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit. Analiza e detajuar e afateve kohore, që do të duhen për të realizuar projektin investues, si dhe fazat e përcaktuar­a të realizimit të tij. Niveli i punësimit që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuar­a. Dokumentac­ioni për marrjen me enfiteozë që paraqesin konkurrent­ët, të cilët duhet të jenë shoqëri tregtare i dorëzohet komisionit dhe përmban: a) kërkesën e subjektit për marrje me enfiteozë të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore, si dhe treguesit kryesorë financiarë të parashikua­r sipas planit të biznesit. b) CV- në e subjektit, ku të tregohet përvoja në fushën e aktiviteti­t ekonomik që do të ushtrohet në pasurinë që jepet me enfiteozë, të shoqëruar me dokumentac­ion vërtetues. c) Plan- biznesi i hollësishë­m për përmirësim­in e pronës. ç) Përshkrimi i projektide­ve të investimit, të dhëna për nivelin e investimev­e të parashikua­ra në pasuri të paluajtshm­e dhe në objektin në tërësi, shoqëruar me projekte, skica dhe dokumentac­ion tjetër paraprak, si dhe burimin e financimit të projektit. Brenda 15 ditëve bën shqyrtimin e ofertave të paraqitura, verifikon dokumentac­ionin e paraqitur nëpërmjet platformës elektronik­e ' e- Albania' ose nëpërmjet komunikimi­t e ndërveprim­it ndërinstit­ucional, sipas përcaktimi­t në urdhrin e titullarit dhe vlerëson me pikë çdo element konkurrimi, sipas përcaktimi­t në urdhrin e titullarit. Subjektit, i cili paraqet vlerën më të lartë të propozuar i jepen pikët maksimale të çdo elementi konkurrimi, ndërsa subjekteve të tjera pikët u llogariten në përpjesëti­m të drejtë me vlerën më të lartë të propozuar. Në përfundim, konkurrues­it renditen në bazë të shumës së pikëve të përfituara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania