Gazeta Shqiptare

Arrestohet pjesëtari i bandës "Toni i zi", kërkohej nga Italia për grabitje e eksploziv

Në shtator të vitit 2008, Elvis Belba tentoi të vriste një efektiv të FNSH- së 35- vjeçari nga Pogradeci u prangos në Tiranë

-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 35vjeçarin Erlis Belba nga Pogradeci, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane, pasi ishte pjesë e një organizate kriminale që bënte vjedhje me dhunë. Mësohet se Belba ishte pjesë e bandës famëkeqe, drejtuar nga "Toni i zi" ( Antonino Pinto). Në janar të vitit 2016, Erlis Belba u arrestua bashkë me 5 italianë. Preja e fundit e grupit përpara arrestimit ishte një çantë prej lëkure me vlerë 55 mijë euro. Çdo pjesëtar i grupit ku bënte pjesë 35vjeçari kishte detyra të caktuara. Por, Erlis Belba ka qenë emër i njohur edhe për policinë shqiptare. Në vitin 2008, ai së bashku me Ardian Bregasin kanë tentuar të vrasin një efektiv të FNSH- së.

NGJARJA NË 2008

Më datën 28.09.2008, në rr. "Babë Rexha", rreth orës 19: 00, është tentuar të vritet me anë të një arme luftarake tip kallashnik­ov shtetasi Artan Metuku, me banim në qytetin e Tiranës dhe polic pranë forcave speciale FNSH, Tiranë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindjeje të çastit ndërmjet shtetasve Ardian Bregasi, Erlis Belba dhe Artan Metuku. Shtetasi Artan Metuku, i cili është me cilësinë e të dëmtuarit ditën e ngjarjes rreth orës 17.0017.30 ka qenë në lokalin "Mirlind" që ndodhet në rrugën "Babë Rexha" me shtetasit Naim Ruci dhe Sokol Shuka. Ndërkohë, jashtë lokalit kanë parë shtetasin Erlis Belba, së bashku me një shoqen e tij, që kanë filluar të debatojnë dhe më pas shtetasi Erlis Belba po e godiste këtë shtetase. Duke parë këto veprime, shtetasit Artan Metuku dhe Naim Ruci kanë shkuar afër tyre dhe i kanë pyetur shtetasit e mësipërm nëse kishin ndonjë problem. Pas sqarimit, të dyja palët janë larguar që aty. Më pas, shtetasi Erlis Belba është takuar me të pandehurin Ardian Bregasi dhe e vuri në dijeni të sherrit që kishte ndodhur me të njohurën e tij dhe konfliktin me shtetasin Artan Metuku.

Kur po ktheheshin në banesat e tyre, Ardian Bregasi dhe shtetasi Erlis Belba kanë shkuar më parë tek lokali "Mirlind" ku ishin akoma në kafe shtetasit Artan Metuku, Naim Ruci dhe Krenar Terpollari. Mes këtyre personave ka nisur një grindje në fillim me fjalë dhe më pas duke u goditur me grushte. Pas këtij momenti, shtetasi Ardian Bregasi është drejtuar në banesën e tij, e cila ndodhej përballë dhe pas tij ka shkuar edhe shtetasi Erlis Belba. Pas disa momentesh, ka dalë nga banesa e tij shtetasi Ardian Bregasi duke mbajtur në dorë një arme automatik, që e mbante pa leje të organeve kompetente dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të shtetasit Artan Metuku. Më pas ka dalë shtetasi Erlis Belba. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur shtetasi Artan Metuku. Pas kësaj ngjarjeje, i pandehuri Ardian Bregasi dhe shtetasi Erlis Belba janë larguar së bashku me armën e krimit, të cilën i pandehuri e ka hedhur pas disa metrash rrugë dhe vetë është larguar duke iu fshehur organeve të drejtësisë. 35- vjeçari shqiptar Erlis Belba është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, pasi autoritete­t gjyqësore italiane me urdhërarre­sti mi nr. OÇ 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj tij. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: "Anëtar i organizatë­s kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndëve eksplozive", të parashikua­ra nga Kodi Penal italian.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania