Gazeta Shqiptare

Ekzekutohe­t me kallashnik­ov në derë të shtëpisë biznesmeni Elsi Kosiqi

Arrestohet autori Mahmut Gega. Policia: Ngjarja, për motive të dobëta Babai i 3 fëmijëve u qëllua me tre plumba në gjoks

-

Një 32- vjeçar nga Di bra është ekzekutu ar me kallashnik­ov në oborrin e shtëpisë së tij. Elsim Kosiqi sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe po mbyllte portën e banesës së tij, kur është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks. Mësohet se babai tre fëmijëve, ishte pronar i një hoteli 5 katesh tek Llixhat në Peshkopi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Dibrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Maqellarë. Menjëherë pas sinjalizim­it për vrasjen e biznesmeni­t, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, blutë kanë mundur të identifiko­jnë dhe të vënë në pranga autorin e krimit. Bëhet fjalë për 24- vjeçarin Mahmut Gega nga Shupenza, i cili akuzohet për veprat penale: "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Pas arrestimit, policia deklaroi se paraprakis­ht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas hetuesve të çështjes, po hetohet intensivis­ht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që ka tronditur banorët e zonës.

VRASJA

Rreth orës 01: 30, krismat e armës kanë terrorizua­r pjesëtarët e familjes Kosiqi në Maqellarë. Në momentin që kanë dalë jashtë, ata kanë parë trupin e pajetë të 32vjeçarit dhe menjëherë kanë sinjalizua­r policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarj­e. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, blutë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në oborrin e banesës së kësaj familjeje dy gëzhoja kallashnik­ovi. Ndërkaq, burime konfidenci­ale nga policia pohuan se mëngjesin e së hënës, Elsi Kosiqi kishte shkuar në Dibër të Madhe ku kishte qëndruar me disa shqiptarë dhe një shtetas maqedonas gjatë gjithë ditës, deri në mesnatë. Në orën 01: 30 ai është kthyer në banesë, por sapo ka parkuar në oborr makinën e tij tip "Benz" para derës së shtëpisë, autori ka përfituar nga porta e hapur dhe është futur në oborr duke e qëlluar tri herë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur te veranda e banesës. Më pas autori është larguar me shpejtësi ( ka përfituar nga errësira), duke qenë se shtëpia e familjes Kosiqi ndodhet vetëm disa metra larg nga rruga nacionale dhe 500 metra nga kufiri me Maqedoninë.

Vrasja e babait të tre fëmijëve ka alarmuar policinë, e cila është vënë në kërkim të autorit të krimit. Blutë kanë ngritur postblloqe të shumta në rrugë, ndërsa kanë bërë krehjen e gjithë zonës. Pas ngjarjes, policia deklaroi se vrasësi/ it mund

të identifiko­hen shumë shpejt, pasi në ikje e sipër kanë lënë gjurmë në vendin e ngjarjes. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes së të martës, blutë kanë arritur të identifiko­jnë dhe të arrestojnë ekzekutori­n e biznesmeni­t Elsi Kosiqi. Zyrtarisht, policia bëri me dije se krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta pa dhënë detaje të tjera për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Po sipas policisë, 32- vjeçari njihej si person problemati­k në zonë dhe se për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po hetohet e shkuara e tij dhe e vrasësit Mahmut Gega. Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe banorët e zonës. Këta të fundit u shprehën dje për "Gazeta Shqiptare" se viktima kishte të kaluar të dyshimtë. Gjithashtu, banorët pohuan se autori i krimit dhe viktima kanë qenë kohë më parë emigrantë në Itali.

 ??  ?? Banesa e familjes Kosiqi ku ndodhi ngjarja
Banesa e familjes Kosiqi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Viktima Elsim Kosiqi
Viktima Elsim Kosiqi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania