Gazeta Shqiptare

Lika rrëfen emocionet, Duka vizitë Kombëtares

Panuçi e telefonoi dhe mbrojtësi vendosi menjëherë të luante për fanellën kuqezi Dëmtim në kofshë, Etrit Berisha rrezikon

-

Bujar Lika është "sur priza" e radhës në grumbullim­in e përfaqësue­ses shqiptare të futbollit. Por me sa duket, ftesa kuqezi ka qenë një surprizë edhe për vetë mbrojtësin, i cili ka zbuluar se gjithçka ka ndodhur brenda javës së fundit. "Para një jave kishim ndeshje ndaj Jang Bojz. Më kontaktoi Panuçi me një telefonatë dhe u arrit gjithçka. Pas ndeshjes vendosa, mbaroi, do luaj për Shqipërinë, u bë gjithçka për 2- 3 ditë", ka thënë futbollist­i gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp. "Jam shumë krenar për këtë mundësi që më kanë çuar ftesën. Është mundësi e madhe për mua. Më parë kam luajtur në Kategorinë e Dytë të Zvicrës, kam pasur shumë dëmtime. Tani po mundohem të tregoj veten siç duhet dhe erdhën kontaktet me Panuçin. Kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë, nuk kam pasur kontakte nga Kosova. Por për mua ka qenë gjithmonë ëndërr. E kam vendosur të luaj dhe për familjen time është kënaqësi e madhe që përfaqësoj shqiponjën kuqezi. Kur kam marrë ftesën, janë gëzuar edhe lojtarët e Grasshoper­s, pasi tani Shqipëria dihet që ka vlerë të madhe, është kënaqësi e madhe që jam këtu", tha ai. Lika do të duhet të tregojë vlerat e tij, por për të fituar një vend në formacion do ta ketë pak të vështirë, duke llogaritur se aktualisht në pozicionin e tij luan Elseid Hysaj. "Konkurrenc­a është shumë e madhe me Hysajn, por do të tregoj veten në stërvitje dhe të shohim se çfarë ndodhë", tha ai.

DUKA, VIZITË KOMBËTARES

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e parë stërvitore të saj për vitin 2018 nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi. Të gjithë futbollist­ët që janë grumbullua­r në Durrës, janë vënë nën urdhrat e teknikut italian për këtë seancë të parë. Ndonëse ka kontaktuar me shumë prej lojtarëve gjatë 24 orëve të fundit në hotel, Panuçi ka filluar zyrtarisht përgatitje­t për Norvegjinë me një mbledhje në fushën e kompleksit, duke u folur lojtarëve për rreth 10 minuta për atë që pret prej tyre gjatë këtyre ditëve. Si vëzhgues në këtë mbledhje ishte edhe presidenti i FSHF- së, Armand Duka, i cili i është bashkuar grupit të lojtarëve në fushë për disa minuta duke dëgjuar monologun e Panuçit rreth punës që duhej bërë në ditët në vazhdim nga grupi dhe nga secili individual­isht. Më pas, skuadra ka vijuar stërvitjen, kurse Duka është larguar i shoqëruar nga Etrit Berisha, me këtë të fundit që nuk është stërvitur pas problemeve në kofshë. Gardiani ka kryer vizita të specializu­ara. Vetëm ditën e sotme do të mësohet nëse do të jetë i gatshëm për Norvegjinë. Nuk ka qenë prezent edhe Hysaj që ka marrë leje nga stafi teknik dhe do të bashkohet nesër me ekipin. Edhe Berat Gjimshiti, për shkak të një fatkeqësie familjare është larguar nga grumbullim­i për të shkuar tek të afërmit e tij. Edhe ky i fundit do të bashkohet sot në seancat stërvitore me grupin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania