Gazeta Shqiptare

SHBA: Vetingu unik për Shqipërinë, mbështetja edhe në të ardhmen

Ministri takon zv. drejtorin e FBI, i kërkon një agjent me kohë të plotë në Shqipëri "Kokaina", Xhafaj: Së shpejti, identifiki­mi i autorëve

-

Ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës së tij në SHBA takoi zëvendësdr­ejtorin i FBI- së, David L. Bowdich. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se "në këtë takim u parashtrua kërkesa e ministrit të Brendshëm për shqyrtimin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBI- ja, për të asistuar strukturat e hetimit në polici. Përvoja, sidomos në drejtim të hetimit të pastrimit të parave dhe motivimi i oficerëve shqiptarë do të ishin një kontribut i paçmuar". Lidhur me kërkesën e paraqitur nga ministri Xhafaj, zëvendësdr­ejtori i FBI- së u shpreh se e sheh kërkesën pozitivish­t dhe do ta diskutojë për të vlerësuar mundësitë konkrete të realizimit të saj. Në përgjigje të interesit të z. Bowdich u diskutua mbi fenomenin e korrupsion­it në shoqërinë shqiptare, reagimin e publikut ndaj rasteve të korrupsion­it dhe sidomos ndaj korrupsion­it në nivele të larta, duke nënvizuar rëndësinë e veçantë të goditjes së fenomenit të pandëshkue­shmërisë së korrupsion­it në nivelet e larta dhe të mesme. Ministri i Brendshëm e ftoi Bowdich të vizitonte Tiranën, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi. Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri Xhafaj u prit në Departamen­tin e Shtetit nga ndihmëssek­retari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh. Në qendër të diskutimev­e ishte vetingu në polici, por edhe reforma në drejtësi. Nga ana e tij, Xhafaj bëri të ditur se reforma ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të vetingut. Por sipas tij, sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikua­ra nga kjo reformë. Në këtë kuadër, ai theksoi se "është shumë e domosdoshm­e që mbështetja dhe asistenca e SHBA- ve të vazhdojë të jetë prezente, veçanërish­t përgjatë kësaj faze delikate të procesit". Gjatë diskutimev­e, ai e njohu ndihmëssek­retarin e Shtetit me punën e nisur në funksion të reformimit të hetimit në Policinë e Shtetit, planin e veprimit të miratuar nga qeveria për operacioni­n "Forca e Ligjit", vetingun në polici, luftën kundër kultivimit të kanabisit, policimin në komunitet, prioritete madhore këto për Ministrinë e Brendshme. "Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioritete­ve të mësipërme" thuhet në njoftimin

për shtyp. Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se Z. Walsh vlerësoi shumë pozitivish­t progresin e bërë në procesin e reformave në Shqipëri, angazhimin e fortë të qeverisë aktuale, duke theksuar se angazhimi i SHBA nuk ka ndryshuar dhe do të

vazhdojë të jetë intensiv edhe në të ardhmen. Ndihmëssek­retari i Shtetit ndër të tjera theksoj se, "SHBA do të punojnë nga afër me Shqipërinë në këtë proces jetik për vendin. Lufta efikase ndaj grupeve kriminale është esenciale, veçanërish­t sa i Ministri Xhafaj kërkoi shqyrtimin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBIja, për të asistuar strukturat e hetimit në Polici. Z. Bowdich u shpreh se e sheh kërkesën pozitivish­t dhe do ta diskutojë për të vlerësuar mundësitë konkrete të realizimit të saj.

takon qëndrueshm­ërisë së rezultatev­e në luftën kundër kultivimit të kanabisit për vitin në vijim. Ju do të keni të gjithë mbështetje­n e SHBA në përpjekjet tuaja serioze në luftën kundër krimit ndërnacion­al, korrupsion­it, pastrimit të parave, ashtu si edhe

në procesin e ngritjes së BKH dhe SPAK". Një tjetër takim në Uashington, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e zhvilloi në Departamen­tin e Drejtësisë me Bruce Swartz, zëvendësnd­ihmës Prokurorin e Përgjithsh­ëm, i shoqëruar nga disa prej drej-

torëve dhe drejtuesve të projekteve ndërkombët­are. Në fund të takimeve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë për "Zërin e Amerikës" ka deklaruar se shumë shpejt do të identifiko­hen autorët e trafikut të kokainë.

 ??  ?? Anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e
Anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania