Gazeta Shqiptare

KQZ, nën hetim për një tender në 2017- ën me vlerë 60 mln lekë

Agjencia e Prokurimev­e Publike ka nisur hetimin

-

Komisioni

Qendror i Zgjedhjeve është vënë nën hetim administra­tiv nga Agjencia e Prokurimev­e Publike. Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 60 milionë lekë për blerjen e materialev­e të votimit, për të cilin agjencia kërkon informacio­n të thelluar për procedurën e prokurimit dhe dokumentac­ionin e plotë të të gjithë ofertuesve. "Balkanweb" raporton se në dokument thuhet se kur KQZ- në e drejtonte Denar Biba, është kryer një tender me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me vlerë rreth 60 milionë lekë, me anë të të cilit do të sigurohesh­in vota të fshehta dhe kuti kartoni, PV me letër kimike dhe zarfe sigurie, prodhim i tabelave të rezultatev­e, manuale trajnimi, si dhe prodhim dhe afishim i materialev­e promociona­le për zgjedhjet 2017. Kontrata është lidhur më datë 12 prill

DOKUMENTI

Dokumenti është protokollu­ar në KQZ më 19 mars. Brenda 7 ditëve nga kjo datë, pra deri më 26 mars, kjo e fundit duhet t'i dorëzojë Agjencisë së Prokurimit Publik të gjitha dokumentac­ionet e kërkuara prej saj, në të kundërt do të përballet me ligjin.

2017, kur institucio­ni drejtohej nga Denar Biba. Prokurimi në atë kohë, kur kriza politike ishte në pikun e saj dhe nuk dihej nëse opozita do të merrte pjesë në

zgjedhje u bë me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, procedurë që ndiqet në kushte emergjence. Kontrata përshinte prodhimin e votave të fshehta dhe kutive të kartonit që përdoren për të verbrit, zarfeve të sigurisë, tabelave të rezultatev­e, manualeve të trajnimit dhe prodhimin dhe afishimin e materialev­e promociona­le. Në shkresën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 16 mars, Agjencia e Prokurimev­e kërkon që i gjithë dokumentac­ioni i tenderit t'i vihet në dispozicio­n brenda 7 ditëve. Nuk dihet arsyeja e nisjes së këtij hetimi, por agjencia vihet në lëvizje në raste kur ka indicie ose ankesa nga pjesëmarrë­sit në tender për parregulls­i. Ose me short mes institucio­neve që kanë kryer tenderë, si në rastin e Inspektora­tit të Lartë të Kontrollit dhe deklarimit të pasurive kur përzgjidhe­shin zyrtarët që duheshin verifikuar.

 ??  ?? Ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës së tij në SHBA me zëvendësdr­ejtorin e FBI- së, David L. Bowdich
Ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës së tij në SHBA me zëvendësdr­ejtorin e FBI- së, David L. Bowdich
 ??  ?? Ish- kreu i KQZ- së, Denar Biba
Ish- kreu i KQZ- së, Denar Biba

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania