Gazeta Shqiptare

‘ Kushtetues­ja’, Dedja: Procedurat për vakancat të përshpejto­hen

Bylykbashi: Gjykata pushoi së ekzistuari de facto, falë vetingut të Ramës "Gjykata, jo funksional­e në disa aspekte"

- Valentina Madani

Pas vendimit të Komi sionit të Pavarur të Kualifikim­it për të shkarkuar gjyqtarin Fatos Lulo, Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë ka hyrë zyrtarisht në kolaps. Tashmë, gjykata më e lartë e vendit ka mbetur me 5 anëtarë dhe ajo nuk mund të marrë në shqyrtim asnjë çështje, pasi për të quajtur të vlefshme një mbledhje, duhen minimalish­t 6 gjyqtarë. Nga Gjykata Kushtetues­e dha dorëheqjen para vetingut, anëtari Besnik Imeraj, ndërkohë më herët është larguar Vladimir Kristo, të cilit i kishte mbaruar mandati prej disa vitesh. Ndërsa më parë dha dorëheqjen edhe gjyqtari Sokol Berberi. Pezullimi i Fatos Lulos deri sa të përfundojë procesi i apelimit e ka futur zyrtarisht Gjykatën Kushtetues­e në ngërç institucio­nal. Veç 3 vakancave të krijuara nga dorëheqja e Vladimir Kristos, Sokol Berberit dhe Besnik Imerajt, pezullimi i Lulos nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it e lë këtë gjykatë vetëm me 5 nga 9 anëtarë, çka e bën të pamundur gjykimin dhe vendimmarr­jen e saj për të gjitha çështjet në shqyrtim. Neni 32 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetues­e parashikon se seancat gjyqësore mund të zhvillohen vetëm me pjesëmarrj­en e të paktën 2/ 3- ve të anëtarë të saj. Pra, në sallë duhet të jenë 6 nga 9 anëtarët.

KËRKESA

Kreu i Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja nuk e konsideron si rënien e këtij institucio­ni, por ai kërkon procedura të përshpejtu­ara për plotësimin e vendeve vakante. I kontaktuar dje nga "TCH", Dedja pyetjes nëse ka rënë apo jo Gjykata Kushtetues­e iu përgjigj: "Jo, unë nuk mund të them që Gjykata Kushtetues­e ka rënë, por mund të them që Gjykata Kushtetues­e nuk funksionon më në disa aspekte të saj, që janë vendimet e seancës plenare dhe vendimet e mbledhjes së gjyqtarëve", tha Ded- ja. Por, mosfunksio­nim në seancë plenare do të thotë se gjyqtarët kushtetues nuk mund të dalin më në seancë për të zhvilluar këto procese sipas këtij kalendari të paralajmër­uar. Dedja përsëriti të njëjtin apel për zëvendësim­in e vendeve vakante. "Tashmë Gjykata Kushtetues­e nuk formon dot kuorumin me gjashtë anëtarë, e vetmja gjë që mund të them është të përshpejto­hen procedurat për zëvendësim­in e vendeve vakante", tha z. Dedja.

OPOZITA

Një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Kushtetues­es, Fatos Lulo për shkak të vettngut, reagoi edhe PD- ja. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, akuzon kryeminist­rin Edi Rama duke thënë se ky është një veting i Ramës, ndërsa shton se gjykatat janë nën presionin e tij. Deputeti demokrat shprehet se iu dha goditja e fundit gjykatave, ndërsa thekson se Gjykata Kushtetues­e pushoi së ekzistuari de facto, falë vetingut të Ramës. "Goditja e fundit u bë dje. Gjykata Kushtetues­e dje ( pardje) pushoi de facto se ekzistuari falë vetingut të Rames. Nuk dihet për sa kohë. Ka vetëm 4 anëtarë me mandat të rregullt nga 9 që është totali. C? Cdo shtetas që kërkon të gjejë të drejtën e tij kushtetues­e nuk mundet më. Madje, është e kotë të trokasë në dyert e Gjykatës Kushtetues­e. Aty nuk përgjigjet më askush!", shprehet z. Bylykbashi. Duke i kujtuar kryeminist­rit se qeveris me VKM, duke iu referuar vendimit për pezullimin e regjistrim­it të titujve të pronësisë, ai shtron pyetjen: "Po ku ta kërkosh të drejtën përballë qeverisë? Gjykatat kanë rënë si pushtet që kon- Situata e krijuar nuk ka gjasë të zgjidhet në një kohë të shpejtë. Edhe pse presidenti dhe Kuvendi e kanë nisur procesin e zëvendësim­it për 3 nga vakancat, madje duke mbyllur dhe procesin e depozitimi­t të kandidatur­ave, hallka që mban peng përzgjedhj­en e tyre është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

trollon teprimet e qeverisë. Parlamenti është kukull. Ka vetëm veting. Vetingu është bërë si fronti demokratik dhe gjyqet e vetingut duken si gjyqet publike komuniste të 1945 te kinema ' 17 Nëntori'. Se mos guxon njeri dhe e kundërshto­n ideologjin­ë e re, vetingun, se shpallet armik! Por gjykatat e vetingut nuk zgjidhin padrejtësi­të me pronat, tatimet, doganat apo policinë, as janë Gjykatë Kushtetues­e. Dhe mos harroni: asnjë nga gjyqtaret e vetingut nuk e ka kaluar vetingun vetë!".

 ??  ??
 ??  ?? Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania