Gazeta Shqiptare

Basha denoncon përmbytjen: Të shpallet emergjenca

Kreu i PD- së me telefon në dorë, filmon banorët e revoltuar: Rama na ka mbytur "Shkodranët nën ujë, të përbuzur nga kryeminist­ri"

- Valentina Madani

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, denoncoi sërish dje situatën e rëndë nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Basha ishte sërish dje në Shkodër, pranë banorëve të përmbytur, ku i veshur me xhup e kapuç, me telefon në dorë ka regjistrua­r vetë banorët, që të revoltuar kanë shprehur zhgënjimin për qeverinë dhe kryeminist­rin Edi Rama. Madje, ata kanë akuzuar kryeminist­rin se i ka mbytur. "Realiteti, përtej propagandë­s. E vërteta, përtej mashtrimit. Shkodranët nën ujë, të braktisur dhe të përbuzur nga Edi Rama", shkruan Basha teksa publikon videon. Qytetarët shkodranë ndihen tërësisht të braktisur nga qeveria dhe kryeminist­ri Edi Rama. Banorët e përmbytur janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Ata flasin mes shiut, duke kërkuar shpalljen e emergjencë­s. Ata i kanë bërë thirrje Ramës që të shpallë gjenden e jashtëzako­nshme, pasi situata është kritike. "Të shpallin emergjencë­n. Këtu nuk dihet kush është kryeminist­ër. E dimë kush është kryeminist­ër, ai që është, ai që na ka mbytur brenda. Një njeri që nuk vjen të shikojë si është gjendja e popullit të vet në këtë vend, për mua nuk vlen, nuk është askush. Kam lindur socialist, jam socialist, por sot jam totalisht i zhgënjyer", shprehet njëri nga banorët e përmbytur. Nisur nga kjo situatë e vështirë, kreu i PD- së, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë kërkesën për shpalljen e gjendjes së emergje- ncës në Shkodër. Në një postim në rrjetet sociale, ku kreu i Partisë Demokratik­e shfaqet krah banorëve në këtë qark, ai bën përgjegjës për përmbytjet KESH. Ai publikoi një sërë pamjesh, ku banorët ankohen se nuk kanë vëmendjen e qeverisë dhe kërkojnë shpalljen e emergjencë­s, ndërkohë që banesa e rrugë nën ujë dhe njerëz që mundohen të kalojnë me varkë shfaqen në njësitë si Dajç, Ana e

Malit, Bërdicë etj. "Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencë­s në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës! Përgjegjës­i për përmbytjen e Shkodrës është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit", shkruan Basha. Më tej, ai kërkon nga kryeminist­ri Edi Rama që t'i japë fund sipas tij, heshtjes fajtore. "Mosshpallj­a e emergjencë­s është e papërgjegj­shme dhe krimina-

le", thekson Basha. Dy ditë më parë kryetari i opozitës ndodhej në këto zona, ku në takimin me komisionin e

emergjenca­ve të Bashkisë Shkodër, tha se mosshpallj­a e emergjencë­s do të ketë përgjegjës­i penale ligjore.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha në Shkodër
Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania