Gazeta Shqiptare

Vendimet e gjyqeve, fatura e papaguar 1.9 miliardë lekë

Borxhet e reja të qeverisë, 5.7 miliardë lekë për dy vite Largimet e padrejta nga puna, fatura për dy vite 138,7 milionë lekë

-

Qeveria akumulon borxh të ri. Vetëm detyrimet që rrjedhin nga vendimet gjyqësore arrijnë në vlerën 1.9 miliardë lekë për vitin 2017. Borxhi është parashikua­r të shlyhet i shtrirë në kohë. Për vitin 2018 është parashikua­r të shlyhen 442 milionë lekë detyrime, ndërsa pjesa tjetër do të transferoh­en si detyrime për vitet pasardhëse. Në total borxhi i akumuluar nga qeveria ndaj sektorit privat, individë ose biznese për vitin 2017 arrin në rreth 2.9 miliardë lekë. Ndërsa për periudhën 2016- 2017 stoku i borxhit është rreth 5.7 miliardë lekë. Ndërkohë, në dy vjet detyrimet për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna janë në vlerën 138,7 milionë lekë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk ka detyrime të prapambetu­ra të krijuara rishtazi. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministra e Financave dhe Ekonomisë, sipas të cilave mësohet se Ministria Infrastruk­turës dhe Energjisë raporton që detyrimet për periudhën nga 01.1.2016 - 31.12.2017 janë në vlerën 3.2 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e mban Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nga buxheti i tyre i miratuar për vitin 2018 janë planifikua­r të paguhen 2.646,8 milionë lekë, nga të cilat 901 milionë lekë në zërin "Mirëmbajtj­e e rrugëve". Detyrimet e mbetura të pashlyera, që eventualis­ht do të akomodohen përmes buxhetit 2019, llogariten në vlerën 608 milionë lekë për MIE, kryesisht për vendime gjyqësore dhe mirëmbajtj­e rrugësh.

BORXHET E INSTITUCIO­NEVE

Sipas pasqyrës së financave, mësohet se Ministria e Mbrojtjes raporton 9,4 milionë lekë detyrime të reja për periudhën 01.10.2017- 31.12.2017. Ndërkohë që, stoku i detyrimeve i cili rezulton në masën 20,5 milionë lekë është planifikua­r të shlyhet tërësisht brenda buxhetit të miratuar të saj për vitin 2018. Ndërkohë që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë raporton që detyrimet për janar 2016dhjeto­r 2017 janë në vlerën 77,7 milionë lekë. Kjo shumë është e planifikua­r të paguhet e gjitha brenda buxhetit të miratuar të saj për vitin 2018. Ministria e Drejtësisë ka raportuar si total detyrimesh të prapambetu­ra për janar 2016- dhjetor 2017 280,6 milionë lekë. Nëpërmjet buxhetit të saj të miratuar për vitin 2018, kjo ministri ka planifikua­r pagesën e 32,6 milionë lekë, ndërsa pjesa e mbetur prej 248 milionë lekë, e cila u përket kryesisht vendimeve gjyqësore, pas sqarimit të problemati­kave të këtyre të fundit, do të trajtohet në kuadër të buxhetit 2019. Në raport mësohet se Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën janar 2016- dhjetor 2017 raporton që detyrimet për vendime gjyqësore për punonjës të larguar nga puna janë në vlerën 138,7 milion lekë. Ndërkohë, shuma prej 29,2 milionë lekësh është planifikua­r të shlyhet përmes buxhetit të saj të miratuar për 2018. Ministria e Brendshme raporton një stok detyrimesh për periudhën janar 2016- dhjetor 2017 në vlerën 924,2 milionë lekë. Në buxhetin e saj miratuar për vitin 2018, kjo ministri ka planifikua­r shlyerjen e 425,3 milionë lekë. Pjesa e detyrimeve të pashlyera që mbeten për t'u paguar në vitin 2019 është në vlerën 434,9 milionë lekë. Ndërsa Ministria e Bujqësisë dh Zhvillimit Rural raporton që totali i detyrimeve për janar 2016- dhjetor 2017 kap vlerën 420,7 milionë lekë. Përmes buxhetit të saj të miratuar për vitin 2018 është planifikua­r shlyerja e 90,7 milionë lekë detyrime të akumuluara. Detyrimi i mbetur prej 330 milion lekë, i cili u referohet vendimeve gjyqësore, pas shqyrtimit të problemati­kës respektive, do të trajtohet eventualis­ht me fondet buxhetore 2018- 2019. Ministria e Financave për periudhën 01.10.2017 - 31.12.2017 nuk ka detyrime të prapambetu­ra të krijuara rishtazi. Në total stoku i detyrimeve të akumuluara për janar 2016- dhjetor 2017 është 111,7 milionë lekë për vendime gjyqësore. Në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2018 është planifikua­r shlyerja e 102 milionë lekë. Ministria e Kulturës raporton që detyrimet për periudhën 01.10.201731.12.2017 janë në vlerën 1,4 milionë lekë, kryesisht vendime gjyqësore të formës së prerë. Kjo shumë përbën edhe totalin e stokut nga janari 2016 deri në dhjetor 2017. Ky detyrim është planifikua­r për t'u paguar nëpërmjet buxhetit të miratuar të kësaj ministrie, për vitin 2018. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raporton se stoku i detyrimeve për periudhën janar 2016- dhjetor 2017 është në vlerën 255,3 milionë lekë. Shuma e këtyre detyrimeve, e cila rrjedh tërësisht nga vendime gjyqësore, do të bëhet objekt i shlyerjes përmes buxhetit të kësaj ministrie gjatë 2018- 2019.

 ??  ?? Ministra e Financave dhe Ekonomisë
Ministra e Financave dhe Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania