Gazeta Shqiptare

Remitancat rriten 3.4% në 2017- n

Emigrantët kthejnë "sytë" nga familja

-

ardhurat që emi grantët sjellin në shtëpi i janë rikthyer trendit të tyre rritës, ndonëse të lehtë. Statistika­t e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në vitin 2017, të ardhurat nga emigrantët u rritën me 3.4%, duke arritur në 636 milionë euro. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2012. Që nga viti 2008, kur arritën kulmin në rreth 830 milionë euro, paratë që emigrantët dërgonin në Shqipëri filluan të binin gradualish­t, për të arritur në nivelin më të ulët në 2013- ën, me 545 milionë euro. Kjo tendencë rënëse ishte e pritshme, pasi vlerësohej se pas një cikli 15- 10 vjeçar, emigrantët fillojnë e i humbin lidhjet me vendin mëmë, duke dërguar gjithnjë e më pak para tek të afërmit. Por, rigjallëri­mi i emigracion­it pas vitit 2013 ndikoi që të ndryshonte cikli, teksa filloi të krijohej vala e re e emigrantëv­e. Të dhënat e EUROSTAT bëjnë të ditur se nga viti 2013 deri më sot, numri i azilkërkue­seve për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian është 140 mijë 197 persona, apo rreth 5% e popullsisë shqiptare që ka kërkuar azil. Numri më i lartë i tyre ishte në vitin 2015, me 66 mijë aplikime, për të rënë më pas në 29 mijë në 2016- ën dhe 22 mijë në 2017- ën. Ndonëse një pjesë e tyre kthehen, shumica mbeten dhe teksa integrohen në tregun e punës, fillojnë e dërgojnë më pas para tek të afërmit. Të dhënat nga INSTAT për hyrje- daljet e shqiptarëv­e jashtë vendit tregojnë se numri i shqiptarëv­e që kanë udhëtuar jashtë vendit nga pikat e kalimit kufitar është shumë më i lartë se kthimet e tyre në këto pika. Diferenca ndërmjet hyrjedalje­ve tregon se një numër i madh shtetasish shqiptarë janë larguar nga vendi dhe nuk janë kthyer më.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania