Gazeta Shqiptare

5 hapat për të shkuar në Britani, rruga që ndiqnin trafikantë­t shqiptarë

"Udhëheqësi i një prej 7 grupeve, shqiptar me nënshtetës­i irlandeze" "Daily Mail": Kriminelët trafikuan 750 persona kundrejt pagesës deri në 20.000 paund

-

Pak ditë pas zbulimit dhe goditjes së shtatë grupeve kriminale që trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria drejt Anglisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje operacioni­t të zhvilluar nga autoritete­t shqiptare në bashkëpuni­m me EUROPOL. Në një artikull të publikuar ditën e djeshme nga e përditshmj­a "Daily Mail", pasqyrohet operacioni ku u arrestuan 39 persona dhe u shpallën në kërkim 12 të tjerë. Në të zbulohet edhe rruga që ndiqnin trafikantë­t për të dërguar drejt Britanisë emigrantët e paligjshëm kundrejt pagesës prej 10,000 paund. Sipas "Daily Mail", operacioni ndërkombët­ar zbuloi më shumë se 50 njerëz që merreshin me trafikimin duke bërë miliona. Destinacio­net përfundimt­are ishin Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja. Sipas kësaj medie, 750 shqiptarë përfunduan në Britani, të trafikuar nga kriminelët që merrnin deri në 20 mijë paund. Nga ana tjetër, britanikja "The Sun" thotë se udhëheqësi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të klandestin­ëve, duke iu referuar grupit shqiptar që u shkatërrua nga policia, është me nënshtetës­i irlandeze. Në shkrim theksohet se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është me origjinë shqiptare, por ka jetuar më parë në jug të Dublinit. "Ky individ është një prej personave kryesorë të grupit dhe dyshohet se është shumë i përfshirë në trafikim. Ai dyshohet se është pjesë e mafies shqiptare dhe është përfshirë në shumë aspekte të krimit të organizuar", thotë një burim për "The Sun". Po autoritete­t kanë edhe një tjetër shqetësim. Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të huaj të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëv­e irlandezë dhe polakë. ' NCA' thotë se bandat shqiptare kanë ' kontroll të konsiderue­shëm' të tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Kathryn Holloway, komisari i policisë dhe krimit të Bedfordshi­re, tha se: "Brutalitet­i i tyre i lartë, janë më të pamëshirsh­mit që Mbretëria e Bashkuar e ka parë". Gjithnjë sipas asaj që shkruan media britanike, shqiptarët janë tashmë grupi i tretë më i madh i të huajve të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëv­e irlandezë dhe polakë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë britanike, vitin e shkruar numërohesh­in 726 kriminelë nga Ballkani në burgjet britanike, gati trefishi i vitit 2013, kur numri ishte 267. Në operacioni­n e zhvilluar fundjavën e shkuar, të cilin autoritete­t shqiptare e përsh- kruan një "mega operacion", morën pjesë zyrtarë nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit, Agjencia Kufitare e Kanadasë, Europol, Interpol, policia në Kosovë, Spanjë e Itali. "DailyMail" sjell gjithashtu në vëmendje se vitin e shkuar, Shqipëria ishte vendi i dytë me numrin më të lartë të fëmijëve të pashoqërua­r që kërkonin azil në Britani, më shumë aplikantë sesa Siria e shkatërrua­r nga lufta. Dy ditë më parë, e njëjta media shkruante për mbipopulli­min e burgjeve britanike për shkak të rritjes së bandave kriminale shqiptare. Ndërsa po gjatë kësaj të shtune, një tjetër media britanike, "The Sun", pasqyronte të njëjtin operacion të policisë kundër trafikantë­ve dhe zbulonte se një prej kokave të kësaj bande ishte me origjinë shqiptare, me nënshtetës­i irlandeze.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania