Gazeta Shqiptare

Sherri me armë në një lokal në Kamëz, përfundojn­ë në pranga 7 persona

Policia: Ngjarja mori shkas për motive të dobëta

- 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.

TIRANË - Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona në lidhje me sherrin që ndodhi dy ditë më parë në një lokal në Laknas të Kamzës, ku si pasojë e një konflikti mes disa të rinjve pati edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe fatmirësis­ht nuk pati persona të lënduar. Mësohet se 4 persona u arrestuan për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m. Bëhet fjalë për shtetasit: Ardjan Shima, 37

PERSONAT E ARRESTUAR

Ardjan Shima Klejdian Deliu Elfjord Deliu Shkëlzen Xhanari Gentjan Neli Renaldo Dragjoshi Andi Karaj ( Metaliu) vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje; Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në Kodër- Kamëz; Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas dhe Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç, 37 vjeç 35 vjeç 23 vjeç 33 vjeç 36 vjeç 29 vjeç 35 vjeç

banues Kodër- Kamëz. Ndërsa 3 persona të tjerë u arrestuan për akuzën e moskallëzi­mit të krimit. Ata janë Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz; Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç dhe Andi Karaj ( Metaliu), 35 vjeç, të banues në Laknas. "Arrestimi i tyre u bë pasi të premten, në një lokal në Laknas, Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkëlzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte A. Karaj. Pas kësaj, Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri", thuhej në njoftimin e pol- icisë. Ndërsa, Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli, të cilët pasi ishin prezentë në këtë konflikt, deri në momentin e identifiki­mit dhe shoqërimit nuk kanë kallëzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ardjan Shimës iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje, një pistoletë së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.

 ??  ?? Pistoleta e sekuestrua­r nga policia
Pistoleta e sekuestrua­r nga policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania